• |
ide | kryesore

Përplasjet me komentuesit në Facebook, Rama: Mbase jam unë gabim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga sot nuk do të replikojë më me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Teksa e ka nisur mesazhin e tij me një titull “Një keqkuptim i madh”, kryeminstri sqaron se ka dashur gjithmonë të përpiqet dhe të sqarojë qytetarët për gjithçka, edhe për rastet e fundit të rritjes së çmimeve.

Lexo më tej: “Ke ikur për lesh”/ Rama përplaset me qytetarët për çmimet 

Rama thotë se ai i ka kushtuar vëmendje komenteve, tani nuk do ta bëjë më.

REAGIMI I RAMES
NJE KEQKUPTIM I MADH
Ndoshta jam unë gabim kur mendoj se hyrja në debat me komentues që flasin pa fakte, që shajnë e përqeshin informacionet reale, që shfryjnë mllefe e inate politike, vlen për të gjithë ndjekësit e kësaj faqeje. Prandaj edhe reagoj!
Për mua është respekt ndaj njerëzve të zakonshëm që t’i kushtoj kohë dhe energji opinioneve të kujtdoqoftë këtu, duke shfrytëzuar mundësinë e këtij rrjeti social dhe duke i kushtuar individëve të panjohur e pa asnjë status publik, një vëmendje shumë më të madhe se sa politikanëve apo opinionistëve që e kanë për zanat sharjen, fabrikimin e “fakteve”, shfryrjen e mllefeve. Po mbase jam unë gabim, përderisa disa këtu e shohin këtë përfshirje timen të drejtëpërdrejtë nëpër komente, si arrogancë, si karshillëk, si tallje e ku di unë çfarë tjetër. Për mua është krejt e kundërta, sepse një kryetar qeverie që nuk pyet për popullin, nuk respekton njerëzit apo aq më keq, tallet me opinionet e tyre, as nuk e merr kurrë mundimin të japë e të marrë me ta si i barabartë, siç bëj unë këtu prej kaq kohësh. Po ja që kjo përpjekje e imja ndeshet në një keqkuptim të madh nga ata që duan ta thonë atë që mendojnë, po nuk duan ta dëgjojnë të kundërtën nga unë, siç e dëgjoj unë prej tyre.
Sot është mëse normale që të jemi të gjithë nën stresin e shtuar prej goditjes së luftës në Ukrainë mbi çmimet! Por është anormale ta mohojmë këtë fakt duke i kërkuar shkaqet e kësaj rritjeje kudo ku ato nuk janë. Po mbase jam unë krejt gabim që këmbëngul fort për të bindur me replika edhe ata që nuk duan të binden. Prandaj, shkurt fjala, duke u kërkuar ndjesë të tërë atyre që e kanë keqkuptuar ndërhyrjen time nëpër komente si mungesë respekti, ju informoj të gjithëve se nuk do të ndërhyj më.
Që nga dita e parë në këtë detyrë kam bërë më të mirën time dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit në këtë detyrë. Më të mirën kam menduar edhe kur jam angazhuar drejtëpërdrejtë me komentuesit e kësaj faqeje, duke shfrytëzuar çdo kohë lëvizjeje me makinë apo në orë pushimi për të hyrë këtu e bashkëbiseduar. Kam pranuar edhe sfidën e sharjeve, mallkimeve, përqeshjeve e akuzave nga më absurdet, vetëm e vetëm në respekt të të gjithë atyre që hyjnë, lexojnë e komentojnë këtu. Hallall të gjitha, për mua jeni të tërë shqiptarë, njerëz, pjesëtarë të së njëjtës familje të madhe pavarësisht bindjeve e dasive. Unë jam ky që jam, njëri nga ju, njësoj si ju, me bindjet e me të metat e mia.
Kam bërë e do të bëj çmos deri në fund t’ju mbroj nga fatkeqësitë natyrore, sic kam bërë e do të bëj deri në fund të bëj çmos për ta ngjitur këtë vend aty ku e meriton. Këtu jam dhe patjetër do të vazhdoj t’i ndjek komentet tuaja, por në heshtje, sepse shqetësimet tuaja janë ushqimi im me energji për të luftuar çdo ditë për ju. Përshëndetje të tërëve, sidomos atyre me të cilët kemi këmbyer replika dhe doni s’doni, në fund të fundit, ju dua shumë që të gjithëve🤗



37 Comments

  1. Kurre ne bote!
    Pulat ngordhen per faj te vet!!!

    Dhe Shoku Enver s’dinte asgje per krimet qe benin ata te Birose e hetuesise…

    1. Smund ta kuptosh ti ate qe po perpiqet te bej dhe ne pamundesi per te qene afer te gjitheve i jep vemendje popullit dhe ne rrjete sociale ,po shqiptari eshte hyp se tvrava zbrit se tvrava….

    2. Ti gabim ????????? Jo moooooo , çne ti gabim o palle ????? Gabim e kane barktharet qe kane kohe e te degjojne e nuk marrin hurin e te ta zbusin kurrizin . Pleh qe vetem do te vjedhesh .

  2. Nuk mund t’i duam e nuk mund te na duan te gjithe, por sikur ta doje kete vend fare pak Zoti Rama, Shqiperia nuk do te ish kjo qe kemi. Nuk pret kush qe te duash shume askend se tashme e dîme mire qe shume se gjithcka doni veten.

    1. Po si mudn te thuash qe do veten kur ai po perpiqet te jete prane cdo rpoblemi te popullit ne kete kohe aspak te zakont per te gjithe boten….

    2. Mendon se te paaftet qe mund te vendoseshin ne krye ne vend te edit do e rregullonin kte vend. Shyqyr po shofim dite te bardha tani se me para ishim te rrenuar

  3. Nuk mund t’i duam e nuk mund te na duan te gjithe, por sikur ta doje kete vend fare pak Zoti Rama, Shqiperia nuk do te ish kjo qe kemi. Nuk pret kush qe te duash shume askend se tashme e dîme mire qe me shume se gjithcka doni veten.

  4. O mjeshter po qe te replikosh duhen argumente. Sado qe ti je elokuent dhe ta shet te sapunin per djath.
    Hallall per kete vendim, se seriozisht na hape barkun nga fb🤮

    1. nje person qe lexon pergjigjet e dhena me vemendje arrin te kuptoj qe eshte detyre morale dhe per me teper llogaridhenie qe i jepen qytetareve qe e kane zgjedhur , tju japesh pergjigje pyetjeve qte qytetareve nuk esht hapje barku mendoj un.

      biles mendoj qe duhet akoma me shume tju kthej pergjigje qytetareve qe pyesin se fundja eshte detyra e tij te na japi pergjigje ne

      me mir bej pyetje sic bera dhe un qe te kuptosj dicka cfare po behet kto dit

      1. Po almira keshtu funksionon ne fshat.
        Cili ligj e parashikon qe kryeministri te pergjigjet ty ne fb?
        Kryemisti i nje vendi nuk mund te komunikoji si rrugaç ne fb. Nuk behen ligjet ne fb por ne parlament dhe percillen ne fletoren zyrtare. Nese ti nuk e kupton situaten dhe ke ngel ta shpjegoji kryeministri, ky nuk eshte pb i jone por i joti. Ai zoteria eshte aty per te drejtuar vendin jo me u marr me komente fb, aq me pak per te share popullin nga fb.

  5. nuk besoj qe do merej si keqkuptim se km vendit e ka per detyr tju ktheje pergjigje qytetareve qe pyesin per nevojat qe kane .. kshu qe vazhdo rame dhe mundohu tna kthesh te gjitheve pergjigje

  6. Zoti kryeminister ju pervecse i keni dhene vemendje popullit me komentet qe keni bere ,nuk keni bere asnje gabim …qent le te lehin karvani te ecii perpara…Bravooo

  7. Ti nuk je gabim o kar-o-minister. Ti je deformimi i qenies njerezore i misheruar ne nje pelle te gjate si ty, por sigurisht i shtremet ne cdo drejtim

    1. Po ti o matesi i palles se kryeministrit, a ke ndonje gje produktive per te bere apo funksionon vetem si meter pa tru e pa logjik ?

  8. Nuk ka luks ky vend qe te mbaj nje kryeminister me shume 4 vjet . thotë:

    Bajate qesharake dhe me shume idiotizma keto reagimet e Rames.
    Ky do akuzohet per skamjen qe e futi vendin , shkaterrimin e shtreses se mesme, mos flasim per te varferit qe i sakatoj fare.
    Do akuzohet per parkun e liqenit qe po e gllaberon dita dites bashke me oligarket e tij , te cileve i fali gjith pronat e popullit.

    1. Lum si ty qe kupton o miranda👍 se e dime qe jemi te trashe si popull. Shyqyr qe kemi skenderbeun- zeus, se ku do mbyteshim!

  9. Sinqerisht ka ardhur koha te na zhduket edhe nga televizori edhe nga pushteti se na eshte neveritur. Genjeshtar pa fund, flet per varferi e vete ben sfilata mode me rroba te shtrenjta, ka 9 vjet qe nuk rrit pagat (edhe ato pak rroga qe ka rritur, ua ka rritur mbi pagen pak %, baze e cile eshte 14 mije leke/muaj), ky blen vita dhe detyron administraten e miqte tja japin voten, ky ktheu spiunet e dikurshen (patronazhistet), ky taksat tona ua jep 5 miqve, ky ben ligje per okigarket, ky vuan nga kleptomacia se cdo firme qe hedh e ka me lek, ky genjen te varfrit e majte me 200-300 rritje pensionesh ne vit, ky po sjell komunizmin (per ata qe e kuptojne), ky eshte monster dhe minimumi duhet perzene nga Shqiperia, se as ne burg sna duhet se duhet te paguajme per kete qen qe te haje supe ne burg.

  10. DYFYTYRESIA ESHTE CFAQJA E KRYEMINISRIT TE VENDIIT ME TE. VARFER. NE. BOTE. !!!😒😒😒😤 thotë:

    Si mos te revoltohen njerzit kur e ke cuar Shqiperine ne gremine nuk e kupton ???Per cfare majash flet ti??Per gjera imagjinare ???populli nuk don dukjen,paraqitjen fasade qe ne te dhjetat e sekondes fshihet dhe i del era e keqe dhe fytyra e shemtuar qe keni ndertuar deri tani!! Duke filluar qe nga paraqitja juaj kur lahesh dhe ben tualetet ne futyre dhe vesh rrobat super te shtrenjta dukeni tjeter i pashem dhe arrogant!Diten tjeter del I veshur si homeless dhe I piset dhe I “Per Ilir”deri sa ta cpif!!!Pra kush eshte fytyra jote e vertete???Ajo qe kuptojne ne dhe cdo femi pra konkluxioni eshte se je me dy futyra!!!!Pra kemi nje kryeminister te Semure dhe keq!!!Ti nuk kupton se duhet te hikni te gjithe!!Po keshtu te imitojne por akoma me shemtuar njerzit rreth vetes!Per shembull nxore dje ministren Balluke qe ajo pa frike ta them mund te kishte qendruar para pasqures mbi later ore per te bere fasaden e futyres ishte kujdesir aq shume per cdo gje te dukej perfekte ne futyren “fallco “ te saj !!Ah sikur te punonte kaq shume per vendin dhe ti shikonte shpenzimet dhe abuzimet marramendese sic shikon dhe kujdeset per daljen “fallco” dhe te flasi per shtrengime rrypash!!Nuk kemi pare pare se shyqyr tani jane hapur dritaret senatotet e vendit me te madh ne bote Po ti krahasosh me ministreshat tuaj duken para tyre si varfarake !!pra Po ta kuptoni qe se cfare po beni duhet te ikesh dhe ti marresh me vete spitali eshte pak !!!🤮💩🤮💩

  11. DYFYTYRESIA ESHTE CFAQJA E KRYEMINISRIT TE VENDIIT ME TE. VARFER. NE. BOTE. !!!😒😒😒😤 thotë:

    Si mos te revoltohen njerzit kur e ke cuar Shqiperine ne gremine nuk e kupton ???Per cfare majash flet ti??Per gjera imagjinare ???populli nuk don dukjen,paraqitjen fasade qe ne te dhjetat e sekondes fshihet dhe i del era e keqe dhe fytyra e shemtuar qe keni ndertuar deri tani!! Duke filluar qe nga paraqitja juaj kur lahesh dhe ben tualetet ne futyre dhe vesh rrobat super te shtrenjta dukeni tjeter i pashem dhe arrogant!Diten tjeter del I veshur si homeless dhe I piset dhe I “Per Ilir”deri sa ta cpif!!!Pra kush eshte fytyra jote e vertete???Ajo qe kuptojne ne dhe cdo femi pra konkluxioni eshte se je me dy futyra!!!!Pra kemi nje kryeminister te Semure dhe keq!!!Ti nuk kupton se duhet te hikni te gjithe!!Po keshtu te imitojne por akoma me shemtuar njerzit rreth vetes!Per shembull nxore dje ministren Balluke qe ajo pa frike ta them mund te kishte qendruar para pasqures mbi katerore per te bere fasaden e futyres ishte kujdesir aq shume per cdo gje te dukej perfekte ne futyren “fallco “ te saj !!Ah sikur te punonte kaq shume per vendin dhe ti shikonte shpenzimet dhe abuzimet marramendese sic shikon dhe kujdeset per daljen “fallco” dhe te flasi per shtrengime rrypash!!Nekemi pare dhe shofim se shyqyr tani jane hapur dritaret senatotet e vendit me te madh ne bote Po ti krahasosh me ministreshat tuaj duken para tyre si varfarake !!pra Po ta kuptoni qe se cfare po beni duhet te ikesh dhe ti marresh me vete spitali eshte pak !!!🤮💩🤮💩

  12. Mos te pafshim e mos te degjofshim zerin o ANTISHQIPTAR. Por nje pergjigje na è ke borxhe: pse zeme vendi i 9-te ne bote si shtet i korruptuar???? Apo edhe kjo vjen per faj te luftes ne Ukraine.

  13. O super hajdut i kombit, ore i degjeneruar familisht, prap do me mo i pa ngopur, ik mo ti shkerdheft Kina, Rusia, India, gjith familjen tende

  14. “Gara e Bashës me Olldashin, e falsifikuar”, Topi: Basha i largoi figurat historike të PD me aprovimin e Berishës,shpellkaret e salihut dhe llapaqenet e portalit tani hani mut se nuk keni me cilin te mereni,si anonim qe jeni futini nga lepirje bythe salihut e likes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *