• |
ide | kryesore

Policia aksion në Tiranë, bllokohen 16 makina luksoze

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc për punën e bërë në një jave për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 24 persona, nga të cilët 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë javës janë pezulluar 87 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 33 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 39 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Po ashtu, janë bllokuar 16 mjete luksi, për mungesë dokumentacioni dhe me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *