• |
ide | kryesore

Publikohen foto nga dasma e Silvio Berlusconi me deputeten e Forza Italia

-Instant, Paparazzi, Slider



Ajo që është konsideruar si dasmë simbolike e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi me deputen Marta Fascina, ka pushtuar rrjetin orët e pasdites këtë të diel. Ndonëse ende nuk është një martesë e ligjëruar (për shkak të mosmarrëveshjeve për trashëgiminë për pasurinë e tij), për 85-vjeçarin Berlusconi dhe partneren e tij 32-vjeçare, ceremonia është organizuar me të gjitha detajet e dasmave zyrtare. Ish-kryeministri italian ka shijuar ‘festën e dashurisë’ të shtunën e 19 marsit dhe bashkë me Marta Fascina janë shoqëruar edhe nga miq të ngushtë. Ceremonia e martesës me Marta Fascina, deputete në partinë e tij “Forza Italia”, u organizua në një vilë historike “Villa Gernetto” në Lesmo, në veri të Milanos. Pesë fëmijët e rritur të Berlusconit duket se ishin të indinjuar me vendimin e babait të tyre për t’u martuar me Fascina, gjë që do t’i kishte dhënë asaj një pretendim për pasurinë mbi 5 miliardë paund.

https://www.youtube.com/watch?v=EdUCLTjLLH0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *