• |
ide | kryesore

Video/ Shembet tribuna e stadiumit gjatë ndeshjes: më shumë se 200 të plagosur në Indi

-Instant, Sport, Video



Pamje të pabesueshme vijnë nga India, ku gjatë një ndeshje futbolli të luajtur në qytetin e Malappuram një tribunë e tërë provizore, plot me njerëz, u shemb. Qindra tifozë u plagosën, numri aktual i të cilëve ende nuk dihet.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ANI, e cila ka publikuar edhe imazhet mbresëlënëse që u bënë shpejt virale në internet. Sipas njoftimeve nga agjencia, nuk dihet numri i saktë i spektatorëve që u lënduan pas shembjes së tribunës provizore, por pamjet tregojnë se praktikisht të gjithë të pranishmit në atë pjesë të stadiumit janë përfshirë në përplasje.

Disa persona, që kishin arritur të shpëtonin veten nga kolapsi, duhej të përballeshin me një problem tjetër të lidhur ngushtë: një pjesë e sistemit të ndriçimit ra mbi disa tifozë që po përpiqeshin të shpëtonin. Ende nuk janë përcaktuar shkaqet që çuan në shembjen e strukturës, megjithëse duket lehtësisht e imagjinueshme që tribuna të jetë shembur nën peshën e tepërt të të pranishmëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *