• |
ide | kryesore

“Vladolf Hitler”/ A po dërgohen ukrainasit në kampe pune në Rusi?

-Instant, Arkiva, Planet



Presidenti rus, Vladimir Putin është krahasuar me Adolf Hitlerin një ditë më parë pas raportimeve se trupat e tij po deportojnë me forcë ukrainasit drejt kampeve të punës në Rusi.

Më shumë se 5 mijë banorë u dëbuan nga qyteti i rrethuar i Mariupolit për një rajon në jugperëndim të Rusisë, raporton Sun.

Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko tha se këto veprime të Moskës janë të ngjashme me horrorin e Luftës së Dytë Botërore nga nazistët. Edhe kreu i administratës rajonale në Donets, Pavlo Kyrylenko tha se ‘pushtuesit po dërgojnë banorët e Mariupolit në kampe filtrimi’.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield i cilësoi si shqetësuese njoftimet për marrjen me forcë të mijëra banorëve të qytetit të Mariupolit dhe dërgimin e tyre në Rusi.

Gjatë një interviste të dielën për rrjetin televiziv CNN, zonja Thomas-Greenfield tha se Shtetet e Bashkuara nuk i kishin konfirmuar ende pretendimet e bëra të shtunën nga këshilli i qytetit të Mariupolit përmes platformës Telegram.

“I kam dëgjuar këto njoftime, por nuk mund t’i konfirmoj”, tha ajo. “Por mund të them se është shqetësuese dhe e gabuar që Rusia të detyrojë qytetarët ukrainas të shkojnë në Rusi e t’i fusë ata praktikisht në ato që do të jenë kampe përqendrimi apo të burgosurish”, shtoi ambasadorja.

Të shtunën autoritetet e Mariupolit njoftuan se me mijëra banorë ishin marrë me forcë nga shtëpitë e tyre. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në fjalimin e tij të mbrëmjes se ajo që po ndodh sjellja në Mariupol do të hyjë në histori si një krim lufte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *