• |
ide | kryesore

Zhang e Marotta, ide të qarta për Interin: besim i plotë dhe rinovim për Inzaghin

-Instant, Sport



E marta ishte dita e kthimit në punë, me ata që janë, e me ata që nuk janë larguar ende për të arritur në kombëtaret e tyre përkatëse (përfshi De Vrij dhe Brozovic, që po luftojnë me rikuperimin pas dëmtimit në Anfield). Objektivi është rimëkëmbja: rikuperimi fizik, psikologjik, moral. Të gjitha për të përballuar Juventusin, një takim vendimtar pas kësaj pauze që Interi shpreson se do ta rigjenerojë. Një ndeshje thelbësore për shpresat e mbetura të zikaltërve për një rikthim drejt titullit. Të gjithë (ekipi, trajneri, drejtuesit) janë të vetëdijshëm për rënien e muajve të fundit. Pikët – shtatë në shtatë ndeshje – janë pasqyra e një krize që nuk është vetëm teknike.

Synimi i Interit është të mbajë lart konkurrueshmërinë e tij, që do të thotë të synojë titullin (“ylli i dytë” siç ka thënë disa herë Marotta) edhe pse jo domosdoshmërisht ta fitojë atë. Askush nuk fshihet pas fjalëve te kampionët në fuqi, por nuk ka asnjë “detyrim”. Simone Inzaghit iu kërkua të kalonte grupin e Champions League dhe të luftonte për të rikonfirmuar suksesin e vitit të kaluar. Trajneri i zikaltërve tashmë ka fituar Superkupën dhe është në lojë mundësia për të kaluar në finale të Kupës së Italisë. Zërat për një Inzaghi nën proces janë krejtësisht kundër asaj që mendojnë në të vërtetë drejtuesit e Inter: drejtuesit dhe pronarët janë absolutisht të bindur për zgjedhjen e mirë të bërë një vit më parë, një zgjedhje që do ta përsërisnin dhe janë gati ta përforcojnë. Në fakt, cështja nuk është qëndrimi apo jo në pankinë e teknikut, por zgjatja e kontratës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *