• |
ide | kryesore

36 raste të reja me Covid, një jetë e humbur (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 36 raste të reja me koronavirus nga 800 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Berati 82 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 23 pacientë nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 51 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 269,070 që prej fillimit të pandemisë. Aktualisht në të gjithë vendin raportohet se janë 587 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 16 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Vorë, Dibër, Elbasan, Himarë.

Statistika (22 Mars 2022)
Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 51
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 800

Testime totale 1,769,354
Raste pozitive 273,146
Raste të shëruara 269,070
Raste Aktive 587
Humbje jete 3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 263
Fier 85
Vlorë 84
Elbasan 27
Gjirokastër 27
Kukës 21
Shkodër 17
Berat 16
Durrës 16
Korçë 15
Lezhë 9
Dibër 7



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *