• |
ide | kryesore

Britney Spears i rikthehet muzikës

-Instant, F1, Paparazzi



Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Britney Spears do i rikthehet muzikës.

Një burim ka treguar për ‘The Sun’ se ekipi i këngëtares ka kontaktuar me disa nga ish-bashkëpunëtorët e saj për të punuar me të për muzikë të re.

“Është shumë herët dhe Britney nuk po i bën presion vetes që të publikojë një album menjëherë ose diçka tjetër, por ekipi i saj ka kontaktuar me disa njerëz me të cilët ajo ndihet rehat duke punuar dhe janë pyetur nëse do të dëshironin të bashkëpunonin me të dhe të gjithë duken shumë entuziast për t’u përfshirë.Ajo ka kaluar disa vite tepër të vështira, por thellë brenda saj i pëlqen të bëjë muzikë dhe të performojë, kështuqë rikthimi në muzikë mund ta ndihmojë të nisë një etapë të re”, u shpreh burimi.

Spears publikoi katër albume ndërsa ishte nën konservatorin e babait të saj , por në vitin 2019 ajo filloi të refuzonte të punonte për ndonjë projekt të ri në përpjekje për të dalë nga kujdestaria./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *