• |
ide | kryesore

Dëboni të dashurën sekrete të Putin/ Mblidhen mbi 55 mijë firma në Zvicër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“E dashur Konfederatë Zvicerane, pse u jepni vendbanim bashkëpunëtorëve të regjimit të Putinit? Ju lutemi bashkoni Alina “Eva Braun” Kabaeva me “Führer Vladimir”.

Ky është titulli i peticionit, në gjermanisht, i cili u shfaq në change.org, i cili çdo minutë po mbledh gjithnjë e më shumë firma. Në pak orë ato kanë arritur shifrën 55 mijë dhe vazhdojnë të shtohen.

Peticioni është paraqitur nga qytetarë nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia, të cilët kërkojnë të dëbojnë gruan, dyshohet se është zonja e presidentit rus, e cila dyshohet se fshihet në një vilë luksoze sekrete në një qytet zviceran.

Alina Kabaeva ka lindur 38 vjet më parë në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit. Ish-gjimnaste me medalje olimpike, ish-modele dhe tani politikane, ajo është një nga femrat ruse më me ndikim dhe prej kohësh konsiderohet si e dashura e presidentit rus, me të cilin dyshohet se kanë 2 vajza binjake, të lindura pranë Luganos dhe që tani janë 7 vjeç.

Disa të tjerë thonë se ata kanë 4 fëmijë të gjithë me pasaportë zvicerane. As presidenti rus dhe as Kabaeva nuk e kanë konfirmuar kurrë lidhjen, megjithëse shumë janë të bindur se të dy u martuan në një ceremoni private ortodokse.

Tani gruaja është vënë në shënjestër të aktivistëve që i kërkojnë Zvicrës ta dëbojë atë dhe fëmijët e saj.

“Me gjithë luftën e vazhdueshme, Zvicra vazhdon të mbajë një bashkëpunëtore të regjimit të Putinit. Kujtojmë se nuk është vetëm një grua e thjeshtë e ndotur nga lidhja e saj me diktatorin rus, por është edhe kriminele kundër njerëzimit” – thuhet në peticion.

Gruaja shihet rrallë në publik, por u filmua në një video duke kërcyer në Moskë në dhjetor, kur tashmë ekzistonte shqetësimi i qartë se Putini mund të pushtonte Ukrainën.

Perëndimi deri më tani nuk e ka sanksionuar Kabaevën, megjithëse përveçse është partnerja e supozuar sekrete e Putinit, ajo është gjithashtu kryetare e bordit të drejtorëve të National Media Group, një gjigant i rëndësishëm televiziv dhe gazetë e lidhur me Kremlinin, me një pagë gati 8 milionë paund në vit. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Putin paguan per te perhapur lajme se ka nje te dashur me te cilen ka dy femije Ne fakt Putanes nuk i ngrefet se vuan nga kanceri ne prostate

  2. KETA DENOJNE SI NE KOHEN E ENVERIT
    PER NJE E HANTE E GJITHE FAMILJA
    JU DHJFESHA DEMOKRACINE KURVA EVROPIANE

  3. KETA DENOJNE SI NE KOHEN E ENVERIT
    PER NJE E HANTE E GJITHE FAMILJA
    JU DHJFESHA DEMOKRACINE KURVA EVROPIANE !!!

  4. KETA DENOJNE SI NE KOHEN E ENVERIT
    PER NJE E HANTE E GJITHE FAMILJA
    JU DHJFESHA DEMOKRACINE KURVA EVROPIANE !!!!!

  5. KETA DENOJNE SI NE KOHEN E ENVERIT
    PER NJE E HANTE E GJITHE FAMILJA
    JU DHJFESHA DEMOKRACINE KURVA EVROPIANE !!!!!
    PSE NUK DEBONI EDHE GJERMANET PER SHKAK TE HITLERIT

  6. KETA DENOJNE SI NE KOHEN E ENVERIT
    PER NJE E HANTE E GJITHE FAMILJA
    JU DHJFESHA DEMOKRACINE KURVA EVROPIANE !!!!!
    PSE NUK DEBONI EDHE GJERMANET PER SHKAK TE HITLERIT???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *