• |
ide | kryesore

Dy milionë euro në muaj xhiro, kapet bosi shqiptar i drogës në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit
Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Itali, Amerika, Itali



Një bos shqiptar i drogës arrinte të xhironte rreth 2 milion euro në muaj duke shpërndarë lëndë narkotike si heroinë dhe kokainë në tre rajone të Italisë. Ai e kishte bazën e tij në Firence dhe grupi i trafikut dhe shpërndarjes përbëhej nga shqiptarë, italianë dhe marokenë.

Të dhënat janë publikuar nga Policia e Bolonjas pas operacionit ndaj grupit në fjalë dhe dërgimit të tyre për gjykim.

Operacioni, sipas mediave italiane pa dhënë emrin e shqiptarit, është kryer gjatë ditëve të fundit dhe grupit kriminal i janë sekuestruar edhe 26 kilogram kokainë dhe 22 kilogram heroinë në bazat e tyre. Policia italiane bën me dije se sasia e drogës ishte gati për t’u hedhur në treg, raporton abcnews.

Krahas drogës, policia ka kapur edhe disa blloqe shënimesh të grupit duke konstatuar se ata shpërndanin sasi të mëdha drogë në 13 rajone të Italisë dhe se xhiroja totale arrinte në rreth 24 milion euro në vit apo 2 milion euro në muaj.

E përkthyer në sasi droge, përllogaritet që ata të shpërndanin 50 kilogram kokainë dhe 20 kilogram heroinë në muaj.

Ky konsiderohet si një ndër grupet më të mëdha të kapura sëfundmi në Itali, të cilët merreshin me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *