• |
ide | kryesore

Elon Musk ‘sfidon’ në dyluftim presidentin rus

-Instant, Paparazzi, Slider



Elon Musk, ka sfiduar së fundmi presidentin rus Vladimir Putin për ” një  dyluftim” mes pushtimit të tij në Ukrainë.

Musk ndau një postim në Twitter të hënën në të cilin ai bëri propozimin e tij.

“Unë sfidoj Vladimir Putinin për të luftuar vetëm”, “Trofeu është Ukraina”, shkroi themeluesi i Teslas.I pyetur nga një përdorues nëse e kishte menduar vërtet këtë gjë, ai u përgjigj: “Unë jam absolutisht serioz”. Ndërsa, Mykhailo Fedorov, zëvendëskryeministri i Ukrainës dhe kreu i transformimit dixhital, ndau postimin e Musk në Twitter dhe shtoi, “Jam i sigurt që @elonmusk mund ta dërgojë Putinin në Jupiter”.

Sfida  erdhi pas disa postimesh, të cilat përfshinin një meme të çuditshme në të cilën Elon bën shaka  duke i sugjeruar Netflix të prodhonte një film “për një djalë me ngjyrë ukrainas i cili bie në dashuri me një ushtar rus transgjinor”.Gjatë pushtimit, Musk i dha Ukrainës akses në sistemin e tij të internetit Starlink të bazuar në satelitin SpaceX. Zëvendëskryeministri ukrainas i kërkoi personalisht mbështetje, pasi u përballën me ndërprerje të aksesit të tyre në internet. /Lapsi.al

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *