• |
ide | kryesore

Kapen në Janinë 40 pako të braktisura me kanabis, dyshohet se ishte trafikuar nga shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një denoncim anonim dërgoi policinë greke në një rruge rurale kufitare me Shqipërinë, ku zbuluan çanta të fshehura plot me drogë që i kishin lënë disa persona ende të panjohur, me sa duket për t’u marrë nga bashkëpunëtorët e tyre.

Punonjësit e policisë që lokalizuan ngarkesën “jetime” kanë telefonuar kolegët e tyre të Prokurorisë së Drogës së Janinës, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë çantat, në të cilat ndodheshin 40 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale rreth 50 kg.

Vijojnë hetimet paraprake për përcaktimin e identitetit të atyre që transportuan drogën në zonën kufitare.

Ka dyshime se janë shqiptarët poseduesit e froges ne fjale, tashmë të kthyer në vendlindje por edhe të atyre që do ta merrnin për t’u trafikuar në Greqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *