Deputeti i PD-së Belind Këlliçi thotë se dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD ishte një hap i vonuar, por i domosdoshëm.
“Zoti Basha u largua nga zyra sepse u shkarkua. Vendimi i delegatëve është ratifikuar, zoti Basha u shkarkua nga anëtarësia, por është për tu përshëndetur një vendim i vonuar. I takon bazës të zbatojnë vendimet e Kuvendit të PD.
Ky ka qenë një hap edhe pse i vonuar një gjysmë hap i mirë, për të zgjidhur krizën. Këto muaj ka pasur debat pafund dhe qeveria është lënë në harresë. Ky debat ka qenë i dyanshëm dhe fokusi ka qenë zgjidhja e krizës së brendshme” – tha Këlliçi në “News 24”.
Më pas deputeti që është rreshtuar në krahun e Berishës thotë se Komisioni i Rithemelimit kërkon që bashkimin e demokratëve t’a zgjidhë vota.
“Ka një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit, qëllimi mbetet edhe normalizimi i marrëdhënieve me kolegët tanë. Unë hyj ke ata politikanë të rinj që mendoj se në politik ka njerëz me kontribute dhe nuk kemi luksin të humbasim me njerëz dhe e vetmja mënyrë është vota…
Selia u kthye në bunker dhe një tjetër detyrë është të ç’bunkerizohet PD. Hapi i parë do të jetë zhbunkerizimi i PD, s’mund të kalohet pa harruar gazi lotsjellës i demokratëve, rrahja e tyre sepse kishin shkuar në seli.
Më është vjedhur zyra nga njerëz të armatosur dhe këtë nuk e harroj, nga Prokuroria nuk jam thirrur, por këtë çështje nuk e lë. Ky është pra një moment reflektimi”, – tha Këlliçi. ©LAPSI.al
Ndaheni mendjen o shoku, njeher kercenon pastaj thua duhet me reflektu. Nuk dihen llafe, duhen vota.
Nuk mund të ketë kurrë bashkim, kur atij që ke përballë nuk i gjen dhe nuk i lëvdon asnjë gjest fisnik, por i kujton vetëm çfarë ka thënë para 25 prillit dhe ato që ka thënë pas 25 prillit, si është shprehur para dhe pastaj, të nesërmen e 9 shtatorit! Flitet për ura bashkimi dhe nuk shihet asnjë këmbëz ure! Flitet për dashuri dhe prodhohet urrejtje! Është e dukshme pamundësia e një bashkimi, kur në mes të udhës së përparimit do të gjendet gjithmonë ajo figura emblematike e atij njeriu, që në historinë e atij vendi ka sjellë aq përçarje, aq gjak, aq sëmundje dhe aq vdekje.