• |
ide | kryesore

Komentet / Dritë hijet që la pas ikja e Bashës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Dorëheqja e Lulzim Bashës ëshë parë së paku nga tre këndvështrime të ndryshme nga komentatorët e shtypit të shkruar shqiptar. Të parët janë ata që e kanë analizuar si një veprim logjik të atij që e ka çuar partinë e vet nga humbja në humbje. Të dytët pretendojnë se kemi të bëjmë me një akt të pasinqertë, që mëton ta lërë drejtimin e PD tek kukullat e Bashës, pa qenë ai formalisht në krye. Ka dhe një version të tretë, që e sheh lëvizjen e ish kryetarit si një përpjekje për ta larguar opozitën nga binomi Basha Berisha, duke e lënë këtë të fundit përballë problemit të tij real: non gratas të SHBA.

Lexo me tej:

Largimi i Bashës, vlen edhe si i pasinqertë

Lapsi.al po i sjell të gjitha këto këndvështrime të artikuluara në mediat e vendit duke dhënë një pamje 360 gradë, të këtij momenti kyç për opozitën.

Sipas një editoriali të Skënder Minxhozi; në Javanews.al, pas një piruete të kotë 9 vjeçare PD po rikthehet tek një Berishë i plakur. Ai e përshkruan kështu rugëtimin e Bashës:”Ishte politikani që kurrë s’u bë vetvetja, që edhe kur provoi të bënte të fortin, tentativa i doli e panatyrshme dhe e sforcuar. Ishte kryetari partiak që qysh në ditën e parë në zyrë s’bëri gjë tjetër veçse të provonte të kopjonte paraardhësin para pasqyrës, si rrugën më të shkurtër drejt suksesit”.

”Ndërsa Enton Abilekaj në Dosja.al merret me fallcitetin e aktit të dorëheqjs dhe faktin se logjika mbi të cilën ajo u nhrit e thellon krizën e opozitës:

“Lulzim Basha nuk e arriti as solemnitetin minimal të dorëheqjes. Ikja e tij pasoi një paçavure politike të mbështetësve të tij, vazhdimin e një rruge qorre, që ashtu si pushtuesit e tokave që ndërtojnë pa leje, për tu legjitimuar ngre flamurin amerikan. Nuk do dukej si e Bashës nëse deklarata e gatshme e Alibeajt nuk do të përsëriste fjalë për fjalë tekstin e gatshëm të dorëheqjes.

Zgjidhja mungonte në tekstin e dorëheqjes së Bashës, jo pa arsye. Ajo u ishte lënë pasuesve të tij, që me një proces fals, të ribëjnë zgjedhje për të rizgjedhur problemin në krye të partisë. Me një deklaratë të gatshme, me lëvizjen e parë që e kishin gati sepse vetëm ata e dinin, bënë një votim fals për të filluar një proces fals që do ta rrënonte sërish opozitën sikur të vihej në zbatim” ka shkruar Abilekaj.

Dorëheqja e Lul Bashës/ Dyshimet se po bën një lojë për t’u rikthyer në krye të PD-së

Në të njëjtat tone është edhe akademiku Artan Fuga që bën fajtorë për rrugën vetvrasëse ku u fut PD, jo vetën kryetarin e dorëhequr, por edhe ata që e mbështerën në këtë çmenduri.

“Zoti Lulzim Basha iku, ose e ikën, por problemet mbeten. Grupi i tij që pretendon vulën dhe logon e ish partisë demokratike është në kaos. Askush nuk i del më për zot asaj që e quanin parti demokratike mbyllur me dryna brenda bunkerit të shqupit. 8 janari ishte një gafë që historia e Shqipërisë do ta kujtojë me turp. Drejtuesin e ikën, e dorëhoqën, por askush nga ndjekësit nuk merr iniciativën të thotë : Me zgjidhni mua përkohësisht! Shtyrja e zgjedhjes së kryetarit të tyre deri në 2023 është vazhdim i rrugës së katastrofës” shkruan Fuga.

Krejtësisht një tjetër vështrim ka Mero Baze, i cili pa ndonjë surprizë fokusin e vë tek Berisha. Në editorialin e tij në gazeta Tema, Baze pretendon se duke u larguar Basha i hoqi Berishës përdorimin si alibi në betejën e vërtetë kundër SHBA: “Vendimi i tij për t’u dorëhequr sot nga posti i kryetarit të PD, është një vendim logjik, i pashmangshëm dhe i paqortueshëm, pasi Lulzim Basha ishte bërë tabelë qitje për të maskuar betejën e Berishëve kundër SHBA në Shqipëri.

Me dorëheqjen e tij, Lulzim Basha ka lënë zbuluar Sali Berishën dhe gjithë aleatët e tij të hapur dhe të fshehtë në të gjitha krahët, përballë SHBA dhe Perëndimit.

Entuziasmi i tyre se duke mundur Lulzim Bashën po mundin SHBA dhe Perëndimin, sot merr fund” shkruan Baze.

Përpos editorialeve të shkruar edhe emisionet politike të mbrëmjes të së hënës gëluan nga debatet mnb këtë teme, ku pavarësisht këndvështrimeve, pothuajse të gjithë binin dakord se PD gjendet ende shumë larg gjetjes së një kompromisi për zgjidhjen e krizës.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Po çfare duhet ky shkrim ?
    mero baze e minxhozi jane leva te qeverise,
    Po te duam e lexojme vete çfare shkruajne keto hale qe po e bejne kete vend si rusia e putinit

    1. po vari karin, te tregohet qe ben analize!!!

      harron lapsari qe i shohim lajmet te bashkimi ne mengjes te gjitha,

  2. PD ka vetëm nje rruge tani, te shkoje ne te shiqeres, andej nga ka dalë. Te zhduket komplet e te zgjohen nga makthi gjithë te budallepsurit që i shkojne nga mbrapa. E di qe eshte e dhimbshme ta thuash keshtu, por me mire nje fund i dhimbshëm se nje dhimbje pa fund.

  3. Trekendeshi i markes dhjetor-1990 qeveris me rrotacion mes tyre prej 30 vitesh. Ky Trekendesh eliminoi politikisht nje Bashe te mefshte, ashtu ja doli te eliminonte fizikisht Sokol Olldashin 9 vite me pare.
    Keshtu do tentohet te eliminohet edhe kushdo qe do jete pasardhes ne politike pas tyre, ne mos politikisht, fizikisht.

    1. Pa u shpartalluar Katovica politike se bashku me analistet spiune te sigurimit te shtetit dhe oligarket qe ata krijuan ky vend vetem do vuaje. Ne djall shkofshin te gjithe antishqiptaret.

  4. Ajo qe thote Mero nuk ka pike kuptimi se ishin Amerikanet qe e perdoren Lulin si mediator apo ‘mburoje ‘ne betejen e tyre kunder Berishes dhe jo e kunderta. Deri ne momentin qe u fut Luli ne skene nga Amerikanet, e vetmja gje qe kerkoi Berisha ishte perballja e drejtperdrejte me ta, madje edhe ne Gjykate. Amerikanet ben idiotesine qe kembengulen te ngarkonin personalisht dhe ekzluzivisht nje te paafte si Luli me barren e tyre, nje barre qe ai nuk e mban dot. Pervecse moren ne qafe ate vete, diskredituan edhe me tej veten duke u perfshire ne nje beteje te humbur. Te gjitha keto ishin zgjedhje te amerikaneve, e jo te Berishes o Mero me iq te ulet.

    1. Pse e lexon meron ti o Neri? Eshte humbje kohe , eshte turp . Mero eshte llum , eshte antishqiptar ne deje . Mero nuk ka as parimin me te vogel te humanit , eshte kafshe me fytyre njeriu.

      1. Une perpiqem me i lexu te gjitha anet nga pak. Me shume se Mero te ben pershtypje publiku qe ka. Nese do te shikosh injorancen ,fanatizmin dhe ligesine ne veprim shko tek seksioni i komenteve te Meros. Do te duhej nje studim per te kuptu pse keta njerez kane ngec ne nje stad aq te ulet emancipimi.

  5. Mos e boni pis Lapsin me emrin e pjelles me te ndyre njerezore qe quhet Mjero Gelbaza (duke i kerkuar falje gelbazes si sekrecion qe eshte)

  6. Mjero gëlbaza.
    Nuk mjafton Shqipja…
    Për të sharë këta rropqirë neobolshevikë të ramshurrës me harem kurvash ,dhe eunukë bashibozukë.
    Skeni pare gjë akoma.

    1. E shoh, sa nuk e lexoni meron.
      Ju ka ber mero me hije. E lexoni si dreqi, dhe pastaj vini kompresa me uthull.
      Dhe sa per info. Tema eshte gazeta me e madhe online. Dhe te till e keni ber ju o trima.

  7. Amerikanet kane bere shume faje do thosha une, duke mbeshtetur njerezit e gabuar Rudina Hajdari, Lulzim Basha. Keshtu kane kontribuar me zell ne shkaterrimin e opozites.

  8. Sa mundoheni të shtini fall për të gjetur shkaqet e qëllimet e dorheqjes së Bashës, përse nuk merni ju anal-istët shqiptarë të analizoni përmbajtjet e deklaratës së ambasadës amerikane dhe mesazhit të dërguar nga PPE ?
    Nëse lexohen me kujdes të dy këto deklarata, nuk përmendet fare gjëkundi shoku Berisha por bëhen vlerësime të shumta miratuese për veprimin e dorheqjes së Bashës, shoqëruar me vlerësime të larta për luftën që ka zhvilluar ai si lider i opozitës, kundër korrupsionit .
    Kush është përmendur nga DASH për korrupsion ?
    Qeveria Rama e Berisha.
    Keni dëgjuar gjë që ndonjë “ndërkombëtar” ta ketë cilësuar opozitën e drejtuar nga Basha apo ate vetë si të korruptuar :
    Vërtetë që e kanë qortuar për ndonjë veprim të nxituar, por përsëri e kanë mbështetur.
    Berisha deklaronte se mue më mbështesin miq të shumtë në SHBA e në BE.
    Miku më i madh i Berishës ka qenë Bushi junior, të cilin e priti me bujë.
    Keni dëgjuar që qoftë edhe ish presidenti Bush apo presidenti tjetë republikan, konservatori Trump ti ketë dalë në mbrojtje Berishës ?
    Berishës po i dalin në mbrojtje vetëm mediat e kapura nga Rama.
    Përse ?
    Sepse riardhja e një non grata nga SHBA si lider i PD, do ta bëjë këtë parti të padëshëruar nga perëndimi.
    Ky është një fakt i deklaruar e nuk ka nevojë të hedhim fall për të ardhmen e Bashës.
    Fjala është për të ardhmen e PD e të Shqipërisë, nëse me një kryeministër si Berisha do ti rikthehemi përsëri izolimit nga perëndimi..
    Jo po ka “shumicën e votave në PD”
    Pra shqiptarët qenkan me “shumicë votash” kundër perëndimit.
    Thua vërtetë të jenë e Serbinë apo Rusinë ?

  9. Kur bojkotuan zgjedhjet lokale pretenduan se kishin 85 për qind të elektoratit që nuk doli në votime. Por kur u futën në zgjedhjet e pjesshme lokale ‘festuan’ të përçarë fitoren 5-1 të PS-së. Dy opozitat e bashkuara që morën vendin e dytë u gëzuan thjesht për vendin e tretë që zuri Lulzim Basha, ndonëse gati e njëjta përqindje sërish nuk doli në votime.

  10. Mero dhe S.Ngjela mos jane vellezer biollogjike ??? E kam kete dyshim nga shkrimet e njejta qe bejne e niveli i budallekut eshte i njejte ,,,,, si binjaket .

  11. Sa per info – Tema eshte WC ku Mero dhjet dhe Patronazhistet ngopen e lyejne turinjte.
    Disa prej tyre pastaj kopjojne bajgat e Meros e i vjellin neper rrjetet sociale…

    1. Nuk mund të ketë kurrë bashkim, kur atij që ke përballë nuk i gjen dhe nuk i lëvdon asnjë gjest fisnik, por i kujton vetëm çfarë ka thënë para 25 prillit dhe ato që ka thënë pas 25 prillit, si është shprehur para dhe pastaj, të nesërmen e 9 shtatorit! Flitet për ura bashkimi dhe nuk shihet asnjë këmbëz ure! Flitet për dashuri dhe prodhohet urrejtje! Është e dukshme pamundësia e një bashkimi, kur në mes të udhës së përparimit do të gjendet gjithmonë ajo figura emblematike e atij njeriu, që në historinë e atij vendi ka sjellë aq përçarje, aq gjak, aq sëmundje dhe aq vdekje.Rita bashke me shpellkaret e salihut gjithe diten lexoni temen e metes dhe pastaj hani mut ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *