• |
ide | kryesore

Kylie Jenner ndryshon emrin e të birit sepse nuk i dukej i përshtatshëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Kur njoftoi se ishte bërë nënë për herë të dytë, Kylie Jenner zbuloi edhe emrin e të birit, Wolf Webster. Por duket se ajo dhe Travis Scott e kanë ndryshuar emrin e djalit të tyre. Kylie e bëri të ditur lajmin në Instagram, duke shkruar:

“Sa për informacion, emri i djalit tonë nuk është më Wolf. Thjesht nuk ndjenim se i përkiste. Thjesht doja ta ndaja, sepse vazhdoj ta shoh të shkruhet Wolf kudo.”

Megjithatë, as Kylie dhe as Travis nuk kanë treguar se cili është emri i ri i djalit të tyre.

Dje Kylie publikoi një video kushtuar ardhjes së djalit të saj, të titulluar “To Our Son”. Videoja është e mbushur me momente nga prapaskenat e baby-shower-it, pamje me Travis dhe Stormin në takimet me mjekun dhe madje disa pamje nga lindja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *