• |
ide | kryesore

Shqipëria dhe Serbia me nivelin më të lartë të personave që marrin kredi për shkollim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në 10 vende të Europës Qendrore dhe Lindore, Shqipëria she Serbia kishin përqindjet më të larta të kredisë që jepet për edukim dhe aktivitete profesionale në raport me vendet e tjera, ku pjesa më e madhe e huadhënies- mesatarisht 40 për qind e totalit – shkon për konsumin e mallrave, udhëtime, rinovim shtëpie apo blerje makine, sipas të dhënave që Banka Qendrore e Austrisë nxori nga anketimi i përvitshëm që bëri në vendet e Rajonit për vitet 2017-2018-2019.


Nga personat që pohuan se kishin një kredi për të shlyer në Shqipëri, 33 për qind e tyre e kishin marrë për edukimin ose financimin e aktiviteteve profesionale, 32 për qind e kishin marrë huanë për financimin e konsumit dhe 35 për qind kishin pohuar se kanë marrë kredi për blerje banesë. Të dhënat i referohen kredisë së individëve dhe jo të bizneseve.


Pas Shqipërisë, Serbia kishte përqindjen më të lartë të individëve që kishin marrë kredi për edukim dhe zhvillim profesional me rreth 35%, ndërsa shihet se serbët kishin përqindjen më të ulët të individëve që marrin kredi për të blerë shtëpi me vetëm 15%.

Sipas të dhënave në grafikun bashkëngjitur, Çekia ka përqindjen më të ulët të individëve që marrin kredi për studime dhe zhvillimin të aktiviteteve profesionale, e ndjekur nga Hungaria dhe Bosnja.

Kroatët dhe Çekët kanë përqindjen më të lartë të individëve që marrin hua për blerë shtëpi. Psh nga totali i individëve me hua, 47 % e tyre në Kroaci e marrin kredinë për të blerë shtëpi, ndërsa në Çeki 46%. Dhe Hungari 41%.

Bullgaria dhe Serbia janë përqindjen më të lartë të personave që marrin kredi konsumatore.

Në nivel vendi, pesha e kredisë për strehim ishte në rënie në Bosnje dhe Kroaci, ndërkohë që portofoli i kredisë shfaqi një zhvendosje ndaj kredive konsumatorë në Bullgari, Kroaci dhe Rumani në fund të periudhës së vëzhgimit.

Të dhënat tregojnë se, nga 2017 deri në 2019 ritmet e rritjes së kredisë për sektorin privat kanë mbetur dukshëm pozitive gjatë gjithë kohës, me përjashtim të ritmeve negative të rritjes në Shqipëri në tremujorin e katërt të vitit 2018 dhe në Kroaci në tremujorin e katërt të 2017.

Në fund të 2019, normat më të larta të kredisë për individë ishin në Hungari (+13.1%), Serbi (+8.9%) dhe Bullgari (+7.4%), ndërsa vlera më e ulët u shënua nga Kroacia në +3.9%, ndonëse me një trend rritës me kalimin e kohës.

Në Shqipëri, trendi negativ i 2018-ës u kthye sërish dukshëm pozitiv (+6,6%). Sipas në Anketës së huadhënies bankare të EQLJ-së kërkesa për kredi dhe Linjat e kredisë vijuan të rriten në rajon. Kreditë konsumatore panë rritje më të fortë ndërmjet 2018 dhe 2019.

/B.H. monitor https://www.monitor.al/shqiperia-dhe-serbia-me-nivelin-me-te-larte-te-personave-qe-marrin-kredi-per-shkollim-dhe-zhvillim-profesional/


4 Comments

  1. MARRRIN KREDI, MBAROJNE GAZETARINE DHE GENJEJNE POPULLIN SYLESH
    ME LAJME TE RREME SI TOP HALEJA DHE MEROBAZE BYTHA

  2. MARRRIN KREDI, MBAROJNE GAZETARINE DHE GENJEJNE POPULLIN SYLESH
    ME LAJME TE RREME SI TOP HALEJA DHE MEROBAZE BYTHA !!!

  3. MARRRIN KREDI, MBAROJNE GAZETARINE DHE GENJEJNE POPULLIN SYLESH
    ME LAJME TE RREME SI TOP HALEJA DHE MEROBAZE BYTHA !!!!!

  4. MARRRIN KREDI, MBAROJNE GAZETARINE DHE GENJEJNE POPULLIN SYLESH
    ME LAJME TE RREME SI TOP HALEJA DHE MEROBAZE BYTHA !!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.