• |
ide | kryesore

Topalli tregon nëse do rikthehet në PD dhe nëse do futet në garën për kryetar të saj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
topalli



Ish-kryetarja e parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka kujtuar një frazë të saj të thënë më herët se “kur të ikë Lulzim Basha, do të kthehet në PD”. Tashmë që Basha rrëfen planet e saj.

“Unë kam thënë se kur të ikë Lulzim Basha, do të kthehem në PD. Shumica kanë ardhur tek ato kauza që unë kam ngritur gjatë viteve.

Unë do të dëshiroja që të mbështesja një proces të sinqertë dhe të vërtetë me kushtin që të gjithë ata që kanë mbështetur Lulzim Bashën gjatë kësaj periudhe të tregojnë që distancohen nga politika e klientelizmit me vepra. Unë besoj në bashkime vlerash, nëse kjo do bëhet, unë do të jem e përfshirë.

Unë nuk jam larguar kurrë nga Partia Demokratike. Unë jam aty ku kam qenë gjithmonë. Janë të tjerët që po afrohen tek unë” – tha Topalli në një intervistë për gazetaren Mirela Milori në Klan News.

E pyetur nëse ka ambicie për të qenë kryetare e PD-së, Topalli e refuzoi prerë.

“Jo, e prerë jo! Nuk kam ambicie për të qenë kryetare e PD, kjo është parti e ka treguar se është e Sali Berishës. Të thuash të kundërtën është si të gënjesh veten. Më pëlqen apo nuk më pëlqen, ky është realiteti” – tha Topalli. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Nuk mund të ketë kurrë bashkim, kur atij që ke përballë nuk i gjen dhe nuk i lëvdon asnjë gjest fisnik, por i kujton vetëm çfarë ka thënë para 25 prillit dhe ato që ka thënë pas 25 prillit, si është shprehur para dhe pastaj, të nesërmen e 9 shtatorit! Flitet për ura bashkimi dhe nuk shihet asnjë këmbëz ure! Flitet për dashuri dhe prodhohet urrejtje! Është e dukshme pamundësia e një bashkimi, kur në mes të udhës së përparimit do të gjendet gjithmonë ajo figura emblematike e atij njeriu, që në historinë e atij vendi ka sjellë aq përçarje, aq gjak, aq sëmundje dhe aq vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *