• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, 3 persona bllokohen në makinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

Policia thotë se një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me një automjet tjetër me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikëses po nxjerrin 3 të plagosur të tjerë që janë bllokuar në makinën tjetër.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *