• |
ide | kryesore

Alibeaj shmang Berishën: Gati të ulemi me Komisionin e Rithemelimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka shtrirë dorën pjesës tjetër të partisë që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Pas përfundimit të mbledhjes që zgjati afro 4 orë, Alibeaj tha se emrat e grupit të punës do të caktohen prej tij, por që tashmë po pret sinjale nga pala tjetër. I pyetur për kushtin e distancimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, këtë herë Alibeaj nuk dha asnjë sqarim.

“Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes së nivelit të përgjegjësisë. Me këtë sens përgjegjësie, duam bashkimin, një gjë e kërkuar nga demokratët, për të mirën e demokratët, duke hequr dorë nga gjuha e linçimit si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët. Ky është çelësi i këtij morali, me ‘bon sens’, me mirëkuptim.

Është caktuar kryetari i komanduar, që do të thotë unë, që do caktoj emrat e negociatorëve, por po presim sinjalin e parë të kësaj rruge. Është gjithçka e qartë. Sot në vendimin e kryesisë, çdo dilemë e masë skepticizmi është e shkuar. Ju faleminderit dhe ndjesë për vonesën që patëm sot” – tha Alibeaj. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Humbësit u vënë kushte fituesve?! Gjatë gjithë historisë humbësit hedhin armët, ngrenë duart lart dhe i dorëzohen mëshirës së fituesit, por jo në Shqipëri ku Bravistët bëjnë oferta pajtimi. Hahahahahha

  2. Burri i marsides vazhdon te flase si lul brava

    O alibeaj, jeni pa pike vlere me keq se murrizi, ca vlere ka psh gaz bardhi jorida etj ne pd

    As 2 vota e gjys

    Negiocata me ju? Apo me ramen ??
    Je i demaskuar, ske i asnje vlere, cilet doni te mashtroni se perfaqesoni?? Askend tjeter pervec rames.ne pd nuk perfaaeson as zi as jorida as gazi e askush tjeter

    0%

    Keni vetem.nje gje.per te bere te leshoni seline , te cblindoni seline , se keni kthyer sic e do rama bunker blind

    Jeni te kapur nga rama per bolesh kshu do zvarriteni deri ne fund te mandatit tuaj 2025 mandatit te turpit!!!

    Derisa te zbatoni urdherin e rames ulur kembekryq ne seline e pd me ty gaz bardhin jorida inen etj vemje

    0% kaq vleni ne elektorat

    As marsida sta jep ty voten por ka me ja dhene ilir metes.

    Dava ndyresirash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *