• |
ide | kryesore

Audiopërgjimi i ushtarëve rusë/ Avioni ynë na hodhi bombën mbi kokë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy ushtarë rusë janë regjistruar në një telefonatë duke përshkruar pushtimin e Vladimir Putinit në Ukrainë si një “spektakël m*ti” pasi avionët e Moskës hodhën gabimisht një bombë mbi vetë ushtrinë e tyre.

Audio e publikuar nga “Daily Mail” tregon rrëfimin e një ushtari, të cilit nuk i jepet identiteti, se një kolonë e forcave ruse u nda përgjysmë nga forcat ukrainase.

Ushtari ndodhet pranë Mykolaiv në Ukrainën jugore. Ai i thotë kolegut të tij se sulmi çoi në kaos brenda radhëve të ushtrisë ruse ku 50% e forcave po vuan nga ngricat.

“Ata nuk planifikojnë t’i trajtojnë të plagosurit në spital. Në thelb, është një “shfaqje mu*i” këtu. Unë do ta them këtë” – tregon ushtari.

Ai tha se gjenerali Yakov Rezantsev, i cili drejtonte njësinë e tij, u tha atyre se pushtimi i tyre në Ukrainë do të përfundonte shpejt.

“A e di se çfarë na tha? Nuk është sekret për askënd që kanë mbetur vetëm pak orë deri në përfundimin e këtij “operacioni special”. Dhe tani ato orë vazhdojnë akoma” – tha ushtari.

“I them: “shoku gjeneral, dreqin, unë e jam në këtë situatë”.Dhe ai thjesht thotë, “Bir, bëhu i fortë,”. Është keq këtu… avioni ynë hodhi një bombë mbi ne.

Edhe në Çeçeni, nuk kishte asgjë të tillë. Ky “operacion special”, dreq… ç’lidhje ka me shtëpitë që shkatërrohen”.

Një oficer i lartë ushtarak i NATO-s tha sot se aleanca vlerëson se Rusia ka pësuar nga 30,000 deri në 40,000 viktima në fushën e betejës në Ukrainë gjatë muajit të parë të luftës. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *