• |
ide | kryesore

Eriksen kalon edhe Covidin e bëhet gati për Danimarkën: “Është gati 100% për të luajtur kundër Hollandës”

-Instant, Sport



Edhe pse Covid i ka ngadalësuar planet e tij, Christian Eriksen është gati të rikthehet për të veshur fanellën e Danimarkës në një ndeshje zyrtare. “Ai është 100% gati për të luajtur në Parken”, ka thënë trajneri Kasper Hjulmand, duke folur përpara miqësores së së shtunës kundër Holandës. Mesfushori i Brentford pritet të kthehet në stërvitje me kombëtaren e tij të enjten dhe mund të jetë në fushë për herë të parë të shtunën pasi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes së Kampionatit Evropian kundër Finlandës në qershor.

Eriksen ka rifilluar karrierën e tij si futbollist në javët e fundit me Brentford në Premier League, por humbi ndeshjen e fundit kundër Leicester pasi u infektua me koronavirus.

“Ne vetëm duhet të shohim se çfarë bëri ai me Brentford, ku rifilloi stërvitjet të dielën”, shtoi Hjumand. Para kësaj, ai kishte munguar katër ditë në stërvitje. Duhet të shohim sa ka bërë dhe kur të kemi të dhënat e fundit do të vendosim”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *