• |
ide | kryesore

John Travolta merr licencën e pilotit për aeroplanët Boeing 737

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur John Travolta ka zbuluar së fundmi se është i licencuar për të fluturuar me një aeroplan 737.

Aktori ndau lajmin me fansat permes rrjetit të tij social,Instagram: dhe rrëfeu se ndihej shumë krenar për historinë e tij të aviacionit.

“Për t’i shtuar licencave të mia 747 dhe 707, sapo mora licencën time 737 dhe shkoi shumë mirë, kështu që thjesht ndaj momentin tim me ju.”, u shpreh ai në një video.

Travolta, i cili mësoi të drejtonte një aeroplan kur ishte vetëm 15 vjeç, mori patentën e parë të pilotit në vitin 1978.Ai zotëron të paktën shtatë avionë duke përfshirë një Boeing 707, Bombardier Challenger 601, Boeing 727 dhe tre avionë Gulfstream.Aviacioni ka shërbyer gjithmonë si një shpëtim për të, i cili madje ka një pistë private për avionët e tij në shtëpinë e tij në Florida.

“Aviacioni më ka shpëtuar gjithmonë nga çdo gjë , nga cdo mendim,” deklaroi John për CBS News në 2008. “Unë mund të shikoj një orar dhe broshurë të linjës ajrore dhe të gëzohem.E kam dashur aviacionin gjatë gjithë jetës sime. Nuk ka asnjë ndjenjë në botë si të fluturosh me një aeroplan”.Aktori ka qenë ambasador i kompanisë australiane të avionëve Qantas që nga viti 2002./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *