• |
ide | kryesore

“Krokodili” edhe 4 vite të tjerë me Interin: Inzaghi blindon mesfushën e tij

-Instant, Sport



Tani është zyrtare: Marcelo Brozovic ka rinovuar me Interin deri në vitin 2026. Një marrëveshje e gjetur dhe ratifikuar disa javë më parë, por e komunikuar zyrtarisht vetëm sot nga klubi zikaltër: “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, Marcelo Brozovic: mesfushori i lindur në vitin 1992 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2026”. Paga e Brozovic do të jetë gjashtë milionë në vit plus bonuse. Pas rinovimeve të kroatit, Bastonit, Lautaros dhe Barellas (pa harruar atë të Dimarcos), lojtari tjetër i madh që zikaltrit synojnë të mbyllin tani është Skriniar, aktualisht i lidhur me klubin deri në vitin 2023 dhe – sipas fjalëve të tij – i etur për të nënshkruar së shpejti një rinovim.

Një rinovim i rëndësishëm për lojtarin kyç të mesfushës së zikaltërve, atë që mori etiketimin ‘krokodili’ pas shtrirjes në barrierë për të penguar një goditje dënimi, duke treguar dashurinë për ngjyrat e klubit. Brozo është lojtari kyç në tabelën taktike të shahut të Simone Inzaghit e kjo është një marrëveshje që vërteton gjithashtu dëshirën e klubit për të planifikuar një të ardhme shumë konkurruese. Të njëjtën gjë reflekton edhe kroati, i cili përballë kërkesave të shumta, donte të lidhej – pothuajse përgjithmonë – me Interin. Tani për Marottan dhe Ausilion kontratat e përfunduara të Perisic dhe Handanovic mbeten në tavolinë. Me të dy, shoqëria ka treguar gatishmërinë për të zgjatur marrëdhënien, por për momentin bisedimet janë vënë në pauzë, për t’u fokusuar ekskluzivisht në fushë në këtë finale intensive të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *