• |
ide | kryesore

Bordi i Ramës vendos rritjen çmimit të naftës, 233 lekë/litri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bordi i Transparencës në është mbledhur sot duke vendosur çmimet e shitjes së karburanteve deri më 25 Mars. Nafta do të kushtojë 233 lekë për litër, benzina 218 lekë për litër dhe gazi 93 lekë për litër.

Detaje nga njoftimi i Bordit të Transparencës: 

Bordi i Transparencës sot, datë 23 Mars 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 233 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 208 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm.

📈Këto çmime reflektojnë rritjen në bursë të naftës dhe benzinës, ku me konkretisht:
nga data 16- 22 mars çmimi i naftës u rrit me 231 usd/ton dhe i benzinës me 113 usd/ton për të njëjtën periudhë.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 23-25 mars 2022, pas kësaj bordi do të mblidhet të premten datë 25 Mars 2022, për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursës, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.



22 Comments

  1. Duke qene ne nje kohe destabiliteti Te pakten qeveria po ben nje kontroll te cmimeve qe mos te kemi me raste abuzive me rritjen e cmimeve pertej cmimit te tregut

    1. Nga ekstremi në ekstremin tjeter.
      Nga ritja e abuzimi i pakontrolluar e monitoruar me cmimet tek diktati i shtetit mbi tregun.
      Komplet injorancë qeverisje e mosnjohje mekanizmash kontrolli nga shteti.

  2. Ja akti normativ qe e kane miratuar vete vemjet dhe qe patronazhistet mundohen te spinojne. Ku eshte vendimi i Bordit i publikuar ne fletore zyrtare per cmimin tavan prej 233 leke?! Keta jane organizate kriminale qe Spak po i iken si djalli temjanit.

    Neni 23/1
    Kompetencat dhe përgjegjësitë e Bordit Bordi ka këto kompetenca dhe përgjegjësi: a) Të zbatojë metodologjinë e përcaktuar në këtë kre për përcaktimin në transparencë të plotë të çmimit tavan, duke marrë në konsideratë një marzh, i cili mbulon kostot e shoqërisë; b) Të njoftojë në mënyrë periodike, sipas përcaktimit të Bordit, çmimet tavan, të cilat publikohen në Qendrën e Botimeve Zyrtare dhe në një seksion të veçantë në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për hidrokarburet. Vendimet e marra nga Bordi i fillojnë efektet ditën pasardhëse ose sipas përcaktimit të vendimit të Bordit; c) Të vendosë masën administrative, sipas shkronjës “c”, të nenit 21/6, të këtij kreu, që duhet të ndërmerren ndaj shoqërive në rast shkeljeje të parashikimeve të këtij kreu; ç) Çdo kompetencë tjetër që vlerësohet e nevojshme në bazë të këtij kreu.

  3. ne kohe krize dhe lufte qe po kalojme gjysma e se keqes eshte se qeveria po mban ne vezhgim dhe inspekton levizjet,,,

  4. Nuk arrij ta kuptoj pse thone qe bordi i rames po ngre cmimin e naftes, kur cmimi i naftes po ndryshon ne te gjithe vendet e e uropes per shkak te luftes qe rusia po shkakton.
    transparenca duhet perndryshe plasin abuzime nga pikat e karburanteve.

  5. jo vetem penalitete por duhen te merren masa deri ne mbyllje per ata qe abuzojne me popullin duke rritur cmimet sipas interesave te tyre, eshte krim kjo qe bejne bashkeatdhetaret tane me njeri tjetrin, qe mendojne te pasurohen me shume mbi kurrizin e te tjereve, klases puntore.

  6. se ckam nje pershtypje qe keta qe komentojne si patronazhiste sjan gje tjeter po militante te PD e Foltores qe bejn diversion. Perpjekje opozitarizmi eshte dhe kjo, qe te ngjallesh neveri ne popull prej patronazhistave

    1. per te vazhduar argumentimin se 2 rruge ka, ose keta patronazhistet jan drunj fare e komentojne kaq haptazi e qe bien ne sy qe jan me urdher nga lart (ne kete rast keta nuk i kontrollon njeri qe te mos bien ne sy…?!) dhe e dyta qe me shume mundesi eshte krahu tjeter qe e ben pikerisht ne menyre kaq te drunjte me idene qe te kuptohet mire qe jan patronazhistet.

  7. Eshte rrit cmimi ne te gjithe planetin, kjo nuk perben lajme me. Por kontrolli mbi manipulatoret duhet te vazhdoje

  8. Me nje kerkim te thjesht ne google e kuptoni qe cmimi i naftes eshte rrite ne te gjitha boten. Vendi yne nuk eshte nafte nxjerres apo perpunues, keshtu qe efekti global do ndihet edhe tek ne.

    1. Eshte rritur dhe do vazhdoj te rritet, duhet gjet menyra te tjera per transportin, se kete se kemi ne ne dore, por te tregohemi te zgjuar dhe te japim zgjidhje.

  9. Nje gje vihet re: Gjithe sufllaqet qe qekan hedh ne sulm per te justifikuar naften 233 lek, kane vu “emra mbiemra” te fabrikuar qe te duken “popull normal”💁😂. A ju qifsha Paulinin dhe baxhellat patrinazhiste mer pjella skllave!

  10. Ne kaq vite qe lexoj media te ndryshme, sot si per cudi shoh qe shkruajne pothuajse te gjithe me emer e mbiemer.
    Perveç kesaj shoh qe te gjithe keta me emer e mbiemer i bien po me nje vrime.
    E fundit, cfardo qofshi vetem njerez nuk jeni, por me gojen plot me lind e drejta tju them qe jeni “QELBESIRA”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *