• |
ide | kryesore

Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD/ Oferta e radhës për krahun e Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është mbyllur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku nuk kanë munguar as debatet. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat me 3 pika kërkohet ndalja e gjuhës përçarëse, ndërprerja e iniciativave në bazë dhe nisja e negociatave me Komisionin e Rithemelimit (të cilit nuk ia përmendin emrin) për të cilat është ngarkuar Enkelejd Alibeaj, si kryetar i komanduar.

QËNDRIM I KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE

1. Kryesia e Partisë apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të rishikojë pozicionin e deritanishëm përçarës mes demokratëve. Nga përçarja dhe konflikti i brendshëm mes demokratëve dëmtohet Partia Demokratike dhe përfiton vetëm regjimi i Edi Ramës.

2. Kryesia e Partisë bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo iniciative dhe procesi të njëanshëm, që është duke u kryer në bazën e partisë, sepse përbëjnë akte përçarëse mes demokratëve. Kjo do të konsiderohej si shprehje vullneti për fillimin e procesit të bashkimit.

3. Kryesia e Partisë shpall vullnetin e saj për të bërë gjithçka në funksion të bashkimit dhe fton zyrtarisht në bisedime kolegët e palës tjetër. Për këtë qëllim krijohet një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve, duke ftuar që pjesë e këtij grupi pune t’i bashkohen në numër të barabartë edhe përfaqësues të kolegëve të palës tjetër. Për konkretizimin e kësaj formule ngarkohet Kryetari i komanduar i PDSH.



4 Comments

  1. Eeh këta janë akoma brenda bunkerit të Lul Bravës. Nuk kuptojnë se janë një minorancë e papërfillshme që vetëm vulen ju ka lënë Lul brava?!

  2. Ore kurjoz cfare tymoset aty brenda se qenka cilesi e dobet shum??? Keta mavrrite rrin qe rrin kot selia le ta mbjellin me bar se te pakten do u quhet qe bejn bje pune. Dyert i kan te blinduara, policia i ruan nga armiqte e jashtem, barin e nxjerrin jashte me cantat e palestres se gazit dhe ledit po ju deshen me shum mban jori qese plenash me vete gjithmone. Nuk kan ca humbin pervec se fitojne, dhe kjo do jete fitorja e vetme e ketij grupimi kellirash.

  3. Bën kot sikur nuk e priste Sali Berisha vendimin e DASH për shpalljen e tij dhe të familjes së tij “non grata” në SHBA. Pikërisht pse i kishte llogaritur të gjitha këto pasoja të rënda, Berisha dha dorëheqjen por nuk iku nga PD, por ia la me “qira” Lulzim Bashës, në mënyrë që ta merrte mbrapsht këtë “mirësi” me një çmim të kripur: PD si “pronë” e tij të shërbente si “kolateral” për mbrojtjen nga akuzat sidomos të SHBA, motivacioni i të cilës për shpalljen “non grata” ishte tepër i rëndë, korrupsion i theksuar, minim i demokracisë dhe presioni mbi drejtësinë.Ata jane ne partine e tyre o shpellkar,salihu e likja kane partine e tyre shtepine e tyre,i ndan ligji,kur te vijne zgjedhjet e ardhshme te fitojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *