• |
ide | kryesore

Sarri nuk e sheh si portierin e të ardhmes, Strakosha drejt Torinos

-Instant, Sport



Fakti që është kthyer të jetë titullar mund të mos ndryshojë asgjë:
Thomas Strakosha është në dalje nga Lazio. Portieri shqiptar, me kontratën që përfundon në qershor, do t’i bashkohet kështu katër lojtarëve të tjerë, të gjithë të destinuar për t’i dhënë lamtumirën Formelos. Ata janë Luis Felipe, Patrik, Lucas Leiva dhe Reina (spanjolli do të mund të mbetet vetëm në rast kualifikimi në Europë).

Për Strakoshën, në muajt e kaluar, kanë qarkulluar zëra për një rinovim të mundshëm dhe, në fakt, rihapja e bisedimeve ka ndodhur, edhe pse asnjë rezultat. Portieri i kombëtares së Shqipërisë kërkon të jetë titullar dhe do të marrë një vendim në fund të sezonit. Fakti që Strakosha është kthyer titullar nuk ndryshon gjë, sepse Sarri kërkon ta nisë me një numër 1 të ri në kuadratin e portës.

Në këtë pikë, Torino kërkon të përfitojë nga situata, duke qenë të pakënaqur nga dy portierët e tyre: Milinkoviç, vëllai i mesfushorit të Lazios, Sergej, dhe Berisha. E kështu, granatat kanë nisur të interesohen për Strakoshën duke e ditur përfundimin e kontratës së portierit me Lazion, gjë që do ta transferonte 27 vjecarin me parametër zero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *