• |
ide | kryesore

Shuhet Madeleine Albright/ Kush ishte sekretarja e shtetit që mbështeti Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Madeleine Albright, gruaja e parë që shërbeu si Sekretare e Shtetit të SHBA-së, ndërroi jetë këtë të mërkurë në moshën 84-vjeçare. Lajmi u dha nga familja e saj në një deklaratë. Sipas të njëjtave burime kohët e fundit ajo vuante nga një tumor.

“Ne kemi humbur një nënë, gjyshe, motër, teze dhe mike të dashur” – thuhet në deklaratë duke e vijëzuar Albright një “kampione të palodhur të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

Ishte Presidenti Bill Clinton që e emëroi Albright si ambasadore të SHBA-së në Kombet e Bashkuara menjëherë pasi ai mori detyrën në 1993.

Bill Clinton e Madeleine Albright vizitojnë Kosovën në 20 vjetorin e  çlirimit! - Lajmet e Fundit - FISHMEDIA

Ndërsa 3 vjet më vonë e emëroi atë si Sekretare të Shtetit. Ajo u konfirmua edhe në 1997 me një votim unanim 99 me 0. Në atë kohë, ajo ishte gruaja me detyrën më e lartë në historinë e qeverisë amerikane.

Albright shërbeu në këtë post për 4 vjet, duke promovuar në mënyrë aktive zgjerimin e NATO-s dhe ndërhyrjen ushtarake në Kosovë.

US Foreign Secretary Madeleine Albright addresses the media after a meeting  with Kosovo Albanian leaders Rexhep Oosja, chairman of the United  Democratic Front (LBD,L), Hashim Thaqi, political representative of the  Kosovo Liberation

Pasi la postin, ajo vazhdoi të jepte mësim në Shkollën e Shërbimit të Jashtëm të Universitetit Georgetoën dhe u shkroi 7 libra bestseller të New York Times.

Në vitin 2012, presidenti Barack Obama i dha Albright, Medaljen e Lirisë, nderimi më i lartë civil i vendit.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të kisha atë lloj jete që kam pasur”, – tha ajo për revistën Elle në një intervistë në vitin 2020.

E pyetur për përvojën e saj më të mirë të punës, ajo tha: “Duke qenë Sekretare e Shtetit dhe duke u ulur pas tabelës ku thuhej: “Shtetet e Bashkuara”, veçanërisht pasi nuk kam lindur këtu dhe jam një amerikane shumë mirënjohëse”. Ajo ka lënë pas 3 vajza dhe 6 nipër e mbesa, si dhe një vëlla dhe një motër.

Kush ishte Madeleine Albright

E lindur në Pragë në vitin 1937, Albright, atëherë Madleine Korbel, u shpërngul në Angli me familjen e saj në vitin 1939, më pak se dy javë pasi Gjermania naziste pushtoi Çekosllovakinë. Ndërsa familja e saj ishte me prejardhje hebreje, ajo u rrit si katolike.

Familja e Albright jetonte në bodrumin e një apartamenti në Notting Hill përpara se të kthehej në Pragë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata u shpërngulën në SHBA në vitin 1948 pas marrjes së Çekosllovakisë nga komunistët.

Familja e saj përfundimisht u vendos në Denver, ku babai i saj punoi si dekan i shkollës së marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Denverit.

“Kam jetuar në shumë e shumë vende”, – rrëfente Albright.

Ajo u diplomua në Kolegjin Wellesley dhe mori një diplomë master në Universitetin e Columbia. U martua me Joseph Albright në vitin 1959. Çifti pati tre vajza dhe u divorcua në vitin 1982. Ajo nuk u martua përsëri.

Përpara se të bëhej sekretarja e 64’të e SHBA’së, Albright punoi për fushatën presidenciale të vitit 1972 të Edmund Muskie, një senator demokrat amerikan nga Maine, dhe më vonë u bë asistente e tij.

Ajo gjithashtu punoi si profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Georgetoën nga viti 1982 deri në 1993.

“Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë njëra-tjetrën”, – ishte fjalia e famshme e Albright. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ngushllime te perzemerta e pa zevedsueshme per Shqiperine dhe KOSOVEN Nene dhe kalur Nenes Ngushllime Ngushllime.

  2. Albright eshte cifute dhe pjese e klikave zioniste cifute qe zoterojne bankat kombetare, mediat, Hollywoodin, mediat sociale, OJQ-te, pornongrafine, komplekset ushtarake ne Amerike e Perendim e deri tek trafiku i madh boteror i qenieve njerezore ne nivel global.

    Eshte homologe e Sorrosit ne cdo aspekt.

    Prandaj i them edhe komentuesit me lart, mos u bej naiv.

    Per Shqiperine nuk ka bere asgje, amerikanet dhe cifuteria nderkombetare ja kane shkerdhyer nenen Shqiperise qe prej 1991 me politikanet plehra si Berisha, Nani, Rama e Veliaj qe kane vene ne krye dhe degjenrimin qe promovojne.

    Sa per nderhyrjen e NATO-s ne Kosove, u be vetem per interesa ushtarake dhe gjeopolitike.

    Ne te gjithe e kemi te qarte qe Kosova nuk eshte shtet i pavarur dhe Shqiperia nuk ka ushtri.

    Albright dhe shefat e saj e kane shkaterruar Shqiperine dhe ne Kosove nderhyne qe te merrnin nen kontroll edhe me shume Shqiptare sic i kane sot.

    Duhet te jeni me te thelluar ne analizen gjeopolitike dhe pak romantike dhe naive.

    Shqiptaret sot, edhe per shkak te renies se Jugosllavise , kane deri diku nen kontroll Kosoven dhe Maqedonine dhe kane ndikim te madh edhe be Mal te Zi, dhe me nje lider me dije, vizion dhe sovranist mund te clirohen nga zinxhiret e cifuterise nderkombetare dhe te behen kombi me i fuqishem ne Ballkan.

  3. Ngushellime tre vajzave per humbjen e nenes, nje zonje te vertete. Respekt dhe mirenjohje per kontributin ndaj shqiptareve te Kosoves dhe mike e sinqerte e Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *