• |
ide | kryesore

Si u tentua blerja ose eliminimi i Luftar Reçit, dëshmitarit kyç të drejtësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme që ka nisur një hetim intensiv në lidhje me tentativën për të eliminuar në qeli një bashkëpunëtor të drejtësisë, ka nxjerrë detaje të reja të hetimit.

Sipas të dhënave, bëhet me dije se punonjësi i Policisë që ishte pikasur nga grupi kriminal i Elton Goskovës, i njohur si “Reqi i Korçës”, ka mbajtur për ditë me radhë në pritje kërcënuesit, derisa është bërë e mundur që SPAK-u të realizonte përgjimet ambientale të bisedave mes tyre që flisnin për eliminimin e Luftar Reçit. Ky i fundit i vënë nën akuzën e vrasjes, i cili ka vendosur të dorëzohet në prokurori për të dëshmuar krime të rënda për të cilat kishte dijeni.

Dëshmia e tij bëri që të aktivizoheshin persona të tjerë, jashtë, që ai ta tërhiqte dëshminë dhe këtë “punë” e ka marrë përsipër “Reqi i Korçës” bashkë me një person, i cili tashmë është i shpallur në kërkim ndërkombëtar. SPAK-u saktëson se efektivi i Policisë së Burgut të Drenovës, ku vuan dënimin dëshmitari i drejtësisë është përpjekur që t’ua zvarrisë porosinë personave që i kishin kërkuar t’i hidhte helmin në ushqim. Prokuroria thotë se ai iu ka kërkuar një javë kohë “atentatorëve”, duke pritur që të vihen në lëvizje për të siguruar provat e duhura prokurorët e SPAK-ut. Gardiani, i cili është kërcënuar me jetë nëse nuk e realizonte planin e djemve, iu ka kërkuar një javë kohë, pasi ai iu ka thënë se Luftar Reçi i kishte premtuar se do ta tërhiqte dëshminë për Emiljano Shullazin.

HETIMET

Mësohet se përgjimi i fundit që është realizuar mes grupit të personave që kërkonin helmimin e Reçit është realizuar javën e fundit të janarit. Elton Goskova ka rezultuar nervoz për sa i përket kohës që kishte kërkuar shënjestra e tij, pasi me sa duket ai luante edhe rolin e negociatorit mes njerëzve të Shullazit dhe Reçit që gjendej në qeli. Pas atij përgjimi ku u pa qartë se personat do ta vrisnin efektivin e Burgjeve nëse nuk do ta realizonte helmimin, SPAK-u ndërhyri duke e sjellë në pranga Goskovën. Arrestimi i tij u krye në sekret të plotë, pasi ata tentuan të vinin në pranga edhe mikun e tij, i cili mundi të largohej vetëm pak orë para ndërhyrjes, në drejtim të Kosovës dhe ende nuk dihet se ku gjendet.

Personi që kërkoi ndihmën e SPAK-ut të shpëtonte jetën e tij, iu tha prokurorëve se Reqi i kishte ofruar Reçit shumën prej 250 mijë eurosh në dorë, shtëpi për familjen dhe shlyerjen e të gjitha borxheve që ai kishte nëse arrinte të tërhiqte dëshminë. Meqë dibrani nuk u tërhoq ata i ofruan më shumë se 100 mijë euro policit të burgut ta helmonte, madje i gjetën edhe helmin dhe ia dhanë bashkë me porosinë se nëse nuk e kryente e priste plumbi. Dëshmia e Reçit hapi dy prej vrasjeve më të bujshme të ndodhura në vendin tonë në fundshkurtin e vitit 2005, ku humbën jetën në dy atentate, Klodian Saliu në Durrës dhe Vajdin Lame e Artan Arsi në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *