• |
ide | kryesore

Tomorr Alizoti kërkon rikthimin e të përjashtuarve nga PD, përfshirë edhe Sali Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tomorr Alizoti ka folur në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PD duke thënë se “bashkimi i demokratëve të bëhet me akte konkrete, jo me retorikë”.

“Ne duhet të unifikohemi përmes akteve. Partia është garë, nuk shmangim dot asnjë kandidat. Unë do të doja që demokratët të zgjidhnin të ardhmen, por këtë nuk e vendos unë. Këto ishin ato që thashë unë, duhet të heqim dyert e blinduara dhe të futemi në një garë. Duhet të futemi në garë dhe të hapemi me njëri-tjetrin. U thashë të zhbëhen aktet, të rikthehen në parti të pezulluarit e të përjashtuarit. E pritën me buzëqeshje, tani të shohim. Nuk jam kontaktuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD” tha Alizoti.

Pyetje: Përfshirë Berishën?

Alizoti: Po.



9 Comments

  1. Nese ka nje fije dinjiteti ish i perndjekuri Tom Alizoti duhet te jete ne krah te bashkevuajtesit E. Alibeaj dhe jo ne mbeshtetje te ish sekretarit te PPSH Sali Berisha.

    1. ik mor kar sufllaqexhi fugshpum po te rruhet ty dhe shefit tat per te persekutumit. sali berisha eshte i vetmi qe mund ta riktheje PD ne pushtet. asnji nga kta se ka as eksperiencen as forcen.

    2. Qenka bere pishman ky gjeniu sepse qe nga te paret qe tha te ike dhe Basha dhe Berisha. Apo i ka premtuar ti hedhe ndonje kocke Berisha.

  2. Nese do e kufizonim gjendjen e pashprese te demokracise ne Shqiperi, e ne fakt vete fatin e te ardhmen e vendit thjesht me zhvillimet ne PD dhe perplasjen Basha-Berisha, vetem sa do tregoheshim hipokrite me veten. Prej 9 vitesh kemi qene deshmitare te nje projekti shkaterrues per shqiptaret, fatkeqesisht me bekimin e “miqve te huaj”. Demokracia eshte kudo ne renie. Amerika dhe Evropa po pranojne talibanet e Afganistanit, e jo me talibanet social-komuniste te Shqiperistanit. Asnjehere ne keto 32 vite forcat opozitare nuk jane gjetur si sot nen goditjen e organizuar te pushtetit ne harmoni me misionare dhe struktura burokratike te huaja si sot. Situata ngjan me gjendjen e 1945-46 kur opozita u ekzekutua edhe fizikisht dhe Shqiperia u la nen dhunen komuniste dhe e pagoi me “banje gjaku”, sic e percaktonte perfaqesuesi amerikan ne Tirane ne prag te largimit. As Berisha e as PD nuk jane objekt i mirefillte i goditjes, por vete vendi yne qe i eshte dhuruar nje projekti te erret per tu zhbere. Nje raport si ai i ODIHR per zgjedhjet do duhej te trondiste dhe alarmonte kancelarite perendimore dhe organizmat nderkombetare. Perkundrazi, ato nxituan te pranojne e pershendesin qeverine per te cilen flet raporti. Ky eshte alarm per fatin e vendit. Ndersa populli eshte ndare politikisht ne ata qe gezojne dhe ata qe deshperohen, fati i tyre i perbashket eshte i njejte: shkaterrimi. Fatkeqesisht, i gjithe ky proces po udhehiqet turpshem nga ata qe nuk priteshin e per te cilet shqiptaret edhe jane vrare e persekutuar nga komunizmi. E gjitha ngjan me 1945-46, por tashme fati i saj eshte lene ne dore te nje perversi, birit te Xhorxh Soros. O Zot sa hipokrizi paska pasur “demokracia” qe na servirin perverset ne te dy anet e Atlantikut. Prandaj mos prisni nje bashkim te PD dhe opozites. Peshkaqenet kane dhembet gati per te kafshuar

  3. Une Di qe shqiperia eshte e mbushur me plehera si dhierja e kristaqit por njeres si Berisha dhe alizoti Jane te packet

    1. Po more, njerez si Berisha jane te paket, perbindesh dhe varrrmihes i demokracise, prones zhvillimit modern te vendit, shkaterrimit te PD po ashtu edhe si Alizoti qe bashkohet me sekretaret e PPSH dhe shet bashkevuajtesit e tij. Uroj qe keta monstra te jene vertete pak sic thote parashkruesi.

  4. Bën kot sikur nuk e priste Sali Berisha vendimin e DASH për shpalljen e tij dhe të familjes së tij “non grata” në SHBA. Pikërisht pse i kishte llogaritur të gjitha këto pasoja të rënda, Berisha dha dorëheqjen por nuk iku nga PD, por ia la me “qira” Lulzim Bashës, në mënyrë që ta merrte mbrapsht këtë “mirësi” me një çmim të kripur: PD si “pronë” e tij të shërbente si “kolateral” për mbrojtjen nga akuzat sidomos të SHBA, motivacioni i të cilës për shpalljen “non grata” ishte tepër i rëndë, korrupsion i theksuar, minim i demokracisë dhe presioni mbi drejtësinë.

  5. Alizoti po te jete i zgjuar, gje qe dyshoj, te propozoj qe godines se PD ti vehet ruspa, te rafshohet e te ndertohet kulla. Alizoti te mari nga kullat pjesen e vet, e pastaj te shkoj per peshk kur ka seance pushim ne parlament,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *