• |
ide | kryesore

Vetëm 18 raste të reja me Covid në Shqipëri, asnjë humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 550 testime, 18 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 186 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 550 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:

8 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Gjirokastër, Vlorë, Patos, Vorë, Durrës, Kukës.

Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

Janë shëruar 186 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,256 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Mars 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 186
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 550

Testime totale 1,769,904
Raste pozitive 273,164
Raste të shëruara 269,256
Raste Aktive 419
Humbje jete 3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 191
Fier 70
Vlorë 54
Elbasan 21
Gjirokastër 16
Kukës 14
Korçë 13
Berat 11
Shkodër 10
Durrës 8
Dibër 6
Lezhë 5



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *