• |
ide | kryesore

Vihen në pranga 3 persona/ Arrestohen pas 3 vitesh autorët e sherrit që la pas një viktimë në 2019-n

-Instant, Lajme, Të fundit



3 persona janë arrestuar nga forcat ‘Shqiponja’ në qytetin e Vlorës, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Nga autoritetet mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: Kristo Drolli, Ariel Kingji dhe Shpati Lena. Gjatë kontrollit fizik, i është gjetur armë zjarri tip pistoletë 21-vjeçarit Ariel Kingji. Ariel Kingji dhe Shpati Lena prej 3 vitesh ishin në kërkim si autorë të rrahjes së Gazmend Alushit në nëntor të 2019, sherr i cili solli vrasjen e Arben Beqirajt, por pavarësisht kësaj ata lëviznin të lirë në qytet.

Tre të arrestuarit u ndaluan në lagjen “Ujë i Ftohtë” pas marrjes së informacioneve se kishin armë zjarri në automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *