• |
ide | kryesore

Vritet një gazetare ruse në Kiev

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një gazetare ruse është vrarë gjatë bombardimeve po nga forcat ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Oksana Baulina kishte raportuar nga Kievi dhe qyteti perëndimor i Lviv për uebsajtin investigativ “The Insider”.

Ajo humbi jetën filmonte dëmtimet në lagjen Podil të qytetit, thuhet në një deklaratë të medias ku punonte. Baulina kishte punuar më herët për fondacionin kundër korrupsionit të liderit së opozitës ruse Alexei Navalny dhe më pas ishte larguar nga Rusia.

Vitin e kaluar ky fondacion u shpall i paligjshëm dhe u cilësua si ekstremist nga autoritetet ruse, duke detyruar shumë nga stafi i tij të iknin jashtë vendit. Një person tjetër ka mbetur i vrarë dhe 2 janë plagosur nga sulmi ku u vra gazetarja. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *