• |
ide | kryesore

Aktori i Portokallisë investitor strategjik/ Si po falen tokat shtetërore tek miqtë e Ramës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Tre vite më parë, aktori Luftar Paja ankohej se qeveria i kishte hequr një ilaç nga lista e barnave të rimbursueshme në një kronikë të përgatitur posaçërisht për të nga Top Channel.

“Të më heqësh Xareto-n mua është të më thuash: Bëhu gati për trompozën! Bëhu gati për të shkuar në Sharrë apo Tufinë! Unë si pensionist nuk kam 100 mijë lekë të blej Xareto, nga halli do shfrytëzoj fëmijët e mi” thoshte Luftar Paja.

“Një çikë mëshirë nuk duhet patur që të çpohemi nëpër damarë ne?” ishte pyetja që ngrinte ai, duke kërkuar reflektim nga qeveria për vete dhe të moshuarit e tjerë.

Sot në media doli lajmi se i biri, Gazmend Paja, humoristi i Portokallisë është shpallur investitor strategjik i qeverisë. Do të thotë se bashkë me një kompani tjetër, Gaz Paja do të jetë përfitues i 133 mijë metër katrorë tokë në Dhërmi.

Do të ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje.

108 mijë metra do të përdoren për vila, të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin. Në të gjitha rastet, kohë më të mira po vijnë për familjen Paja dhe duket se çelësi është politika.

Lidhjet e Luftar Pajes me socialistët

Kur Edi Rama Ministër Kulture bashkëbisedonte me artistët për shembjen e Teatrit kombëtar, Luftar Paja ishte një nga aktorët që i tundte gishtin Edi Ramës dhe i bërtiste: “Me brekët e Violeta Manushit mos u tall, janë brekë të arta”

Reagimi instiktiv erdhi pas batutës së Ramës, i cili u tha artistëve që “brekët e Violeta Manushit t’i bënin monument kulture”. Por disa vite më vonë, aktori u shfaq si vizitor në grevën e urisë që socialistët në opozitë bënë kundër Berishës me moton “Hap kutitë ose largohu”.

Pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, Luftar Paja u rreshtua mes aktorëve që ishin pro prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Tashmë i biri ishte shndërruar në dekor rutinë në takimet e fushatës së Veliajt dhe ndonjëherë edhe Ramës. Në zgjedhjet lokale të 2019 ai ishte edhe kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Lidhjet e Gazmend Pajes me socialistët

Njësoj si i ati, aktori Gazmend Paja i ka shprehur publikisht bindjet në favor të projektit të Rilindjes me të cilin socialistët e Edi Ramës qeverisin që prej vitit 2013.

Fotot tregojnë disa nga aktivitetet apo takimet private mes Pajes së ri dhe drejtuesve të PS. Ai është shfaqur disa herë si bashkëpuntor në projektet e Bashkisë së Tiranës, në takimet e fushatës së Erion Veliajt apo në takimet private me Edi Ramën.

Sot, ato takime, kontributi në fushatë dhe deklaratat publike, janë provë që shpallja si “investitor strategjik” nuk ishte një rastësi.

Skema që e bëri aktorin e Portokallisë investitor strategjik me resort në Dhërmi?

Në vitin 2017, kompania Startek aplikoi e vetme për të fituar të drejtën e ndërtimit të resortit në Dhërmi, por dështoi.
Kërkesa u kthye për plotësimin e dokumentacionit. Dy vite më vonë, projektit iu bashkua kompania e Gazmend Pajës. Atëherë qeveria u bind dhe e shpalli fituese.

Pak ditë më parë u zbulua se Rama kishte shpallur investitor strategjik për një hotel në Jug të vendit edhe Artan Gaçin, burrin e ministres Olta Xhaçka.

Edhe Gaçi do të ndërtonte një hotel në bregdet dhe tha se po paragjykohej në media sepse ishte bashkëshorti i ministres.

Ligji për investitorët strategjikë është konsideruar nga opozita si një maskim për të favorizuar miqtë dhe klientët e qeverisë.
Pas shpalljes si investitor strategjik, shteti ofron mbështetje me infrastrukturë, furnizimin me ujë dhe energji elektrike dhe konsolidim të titujve të pronësisë për pronën që i jep investitorit.

Sipas kritikëve ligji po i shërben pak personave të lidhur me pushtetin, pa sjellë ndonjë ndikim të dukshëm në ekonomi. Shpallja e investitorëve strategjikë bëhet pa garë, pa transparencë, dhe pa asnjë monitorim.

Cilido të ketë qenë roli i aktorit të Portokallisë në projektin e rezortit në Dhërmi, ai mund të konsiderohet një reflektim pas kronikës së Top Channel. Investimi prej 133 mijë metrash katrorë në bregdet është një projekt me leverdi. Në moshën e pleqërisë, ilaçet nuk do të jenë problem./Lapsi.al



44 Comments

  1. Ndersa aktori i “gjate” i ish portokallise eshte shpallur tradhetar se proteston, ata shkurtabiqet shperblehen nga qeveria shkerdhate me qindra mijra m2??? Tani kush te kete turp? Ata qe ngrene zerin kunder keqqeverisjes apo ara qe vjedhin pa ze? Ne fakt, turp te kene te gjithe burrat dhe grate e ndershem te ketij vendi qe nuk bashkohet ne nje ze proteste kunder ketij hajdutlleku kaq agresiv!

  2. Jopo spak jopo reforma jopo amerika..

    Investitor strategjik behen te gjithe ato qe gjejne piken G ne bythen e liderit global gjate lepirjes

    1. Në listat e zgjedhësve të 6 bashkive ku u votua ishin 655 mijëzgjedhës, por vetëm 360 mijë afërsisht banojnë në Shqipëri (të tjerët janë në emigracion). Dhe nga ata 360 mijë që banojnë në Shqipëri vetëm 63 mijë votuan për kandidatët e Berishës (të përkrahur edhe nga LSI e PDK). Me fjalë të tjera, vetëm 17.5% e banorëve të rritur të 6 bashkive iu përgjigjën thirjeve të zjarrta të Berishës për të votuar kandidatët e përkrahur fuqimisht prej tij.Ju gazekaret e lapsit pse nuk tregoni dhe aksionerin e madh me emer dhe mbiemer qe eshte artak me gaz pajen qe eshte minorance ne kete investim,nuk keni byth tja thoni emrin.

      1. Vetem nje patronazhist mund te beje lidhjen midis votave te 6 Marsit dhe ortakut te Gaz Pajes.
        Po ca pret denoncoje ne SPAK dhe media Gazin me gjithe ortaket e tij

    1. Mbaj mend se para disa vitesh , u publikua ne media se Gaz Paja ishte nje nga 4 investitoret ,me 25 % aksione ne kete investim.
      Investimi ishte ne shifren 320 milione euro !! Tani natyrshem na lind pyetja – ku I gjeti 80 million euro Gazmend Paja ??
      I ati ( LuftarI) , eshte lindur/rritur ne Mallakaster, dhe mbasi mbaroi te mesmen naten, filloi pune si ndihmes elektricist ne Patos. Me pas nga trupa amatore e Patosit, kaloi ne trupen profesioniste te Fierit. Ne vitet 2000 erdhen me Tirane.
      80 millione euro nuk mund ti kete asnje aktor ne Shqiperi , vec mos ka luajtur nja 5-6 filma te Spielberg si protagonist kryesor dhe ne te shkretet nuk e kemi marre vesh akoma.

  3. Ka gjith jeten qe punon e vjen verdall dhermiut Gazi, po te kerkosh gjene thot populli! Gazi e gjeti, se qysh se tek meruni ju!

  4. Ju qerron syte suksesi i tjetrit, keni probleme me veten jeni te helmuar ne shpirt! Vetem helm keni brenda, zoti ju ruajt kalamajt e familjet tuaja nga ky helm

    1. Haha suksesi i tjetrit me paret e popullit. Po pati sukses tjetri shkon i blen, i gjen vete tokan, nuk ja fal qeveria.
      Une, nje qytetar i thjeshte kur shkoj ne banke dhe derdh 10 000€ nuk mi pranon banka pa vertetuar preardhjen e parave, pa vertetuar qe jane pare te pastra, po ky a i ka paret e pastra. Une jam i sigurte qe jo.
      Nuk besoj se ka zot, se po te kishte tipat si puna Gazit do ishin ne tjeter vend tani…

        1. Te kishte trute ne koke sdo ishte karaxhoz televiziv. Nejse, gjuha e gjate ne lepirje, ka rezultat. Gjithashtu, dhe ofrimi i emrit tend per te mbuluar emrin e “investitorit”, ka benefitin e vet:).

  5. me keto ritme i gjithe bregdeti do privatizohet dhe pastaj do te te kerkojne para per te perdorur plazhin qe supozohet te jete i te gjitheve ,vetem investime strategjike smund te quhen keto ,keto i sherbejne vetem disa individeve por jo popullit ….

    1. Bejini resortet, pastrojini parate e pista, rrembejani pronat te tjereve se per te zezen tuaj e keni.
      Me drejtesi apo me mashtrim, do vije dikush tjeter dikur ne pushtet, e duke wene se s’keni lene gje per te tjeret, do tua marre juve, me ligjet tuaja apo edhe pa ligj fare. C’te mbjellesh, do korresh.

      1. Kane nga 30 e kusur vjet ish-pronaret qe per te marre te pakten 500 meter toke ( te trasheguara me tapi dhe gjithshka ) bredhin gjykatave brez pas brezi !
        Del nje fshatar nga Gorishova , i nxire ne surrat gjenetikisht ( diell arave dhe kanaleve historikisht qe nga 7-gjyshi ) , edhe perlan nepermjet nje ligji teresisht komunist dhe antikushtetues pronat ne ajken e turizmit shqiptar…….thuaj po deshe pastaj qe nuk duhen varur neper shtylla keta !

        1. Keta duhet tju hysh tju qish robt me flakhedhese nga ai palla i gjate Paulini e deri ke patronazhisti i fundit me robqir.

    2. Une vet nuk jam i pasur, por kam disa miq qe kane para dhe kane vila ne zona te tilla. Mbi 70% te “komshinjve” te tyre jane zyrtare shteterore qe ne rastin me te mire e kane rrogen 1000€ dhe kane “blere” shtepia ne bregdet me nje vlere 100-600 mije Eur.
      Konkretisht nje vile ne kompleksin qe po nderton Zamiri ne Palase kushton 500 mije Eur.

  6. Ti i urove vdekjen tjetrit, ke shume probleme miku im! Ik diku beji derman vetes! Bjeri mbrapa vetes sa je ne kohe!

    1. Vdekja eshte ndeshkinm paksa i ekzagjeruar per vjedhje, nje ndeshkim disi me i drejte do ishte ai sipas fese Muslimane, me te pre njeren dore, ne rastin konkret mund te jete e pranushme dhe te priten te dyja sepse vjedhja eshte shume e madhe, gjithashtu duhet dhe ti konfiskohet e gjithe pasuria.
      Cfar prisni ju, qe tju japin dekorate meqe jeni treguar kaq i zoti sa keni vjedhe 133 mijë metër katrorë tokë në Dhërmi???
      Edhe une qe jam askushi, po te kem mundesine te mar toke falas ne bregdet, me 5 telefonata i gjej parate qe duhen per te ndertuar atje.

      1. 133 mij meter katror falas, shikoje mire se nuk ka toke falas miko, futu verifikoje mire shikoje ate VKM dhe flasim, kap nje titull gazete aty edhe vjen e komenton ktu

        1. Ka qenë dikush që thoshte
          I biri mutit ke dhe baba të mire.
          @AS pse sje dikushi ti ?
          Ti je dikushi dhe me i mire 100 herë se keta as vjedh as lepihesh ke nderin dhe dinjitetin nuk je cope m si keta.A ke degju ndonjë artist që thotë të prishet godina ku bëhet art
          Babai i këtij surrat ziut.
          Tung.

        2. Ky eshte vendi me rq me politikanet dhe lepiresit me rq qe ekzistojne. Duhet ikur me vrap se ky vend qelbesirash, hajdutesh nuk behet KURRE ky vend joo. O Edi Rama, o Erjon Kanceri qe ta qin Ajolen Edvini dhe ti i bie me dore duke pare skenen, o ju shkerdhefsha fisin o mashtruesa ordinera qe e palluat kete vend. Fuck off!!

  7. Kane nga 30 e kusur vjet ish-pronaret qe per te marre te pakten 500 meter toke ( te trasheguara me tapi dhe gjithshka ) bredhin gjykatave brez pas brezi !
    Del nje fshatar nga Gorishova , i nxire ne surrat gjenetikisht ( diell arave dhe kanaleve historikisht qe nga 7-gjyshi ) , edhe perlan nepermjet nje ligji teresisht komunist dhe antikushtetues pronat ne ajken e turizmit shqiptar…….thuaj po deshe pastaj qe nuk duhen varur neper shtylla keta !

  8. NESE VIDHET E STERVIDHET DHE POLITIKANI NUK KA FRIKE ASGJE ATHERE PUNET PO SHKOJNE HALE FARRE . KY VEND KA MARRE RRUGEN E MUTIT ME KOHE POR NE KETO 9 VITE RIDHJERJE KA MARRE TATEPJETENE NUK KA PER TE MGRITUR KOKE NESE NUK BEHET REVOLUCION NE GJITHÇKA .

    1. Ketu nuk kane frike me as gaztoret ( apo lolot ose palaçot e regjimit ) , mdersa ti permend politikanet.
      Te vjen Gazi nga Gorishova , me rroge tek Top Channel ( zyrtarisht ,) dhe me nje vella refugjat ne Greqi , dhe te futet ne Dhermi si investitor me 80 million euro !
      Po te kishte mdodhur ne ndonje vend ketej rrotull neper Ballkan , do ishte skandali me I madh i vitit.

  9. Ky vetem merr lejen se financuesit jane ata te droges, se 14 million minimum nuk ka ku I gjen nje actor humori.

    SPAKU I leshit bashkepunetor me keta hajna.

    Mos I hengshit leket e ketij populli.

    Kimetja ku eshte.

  10. Si po shkon vetingu?Mbaron shekullin tjeter? Yxhym vidhni , se han pa porta eshte bere ky vend .
    Zj .Kim ka ndonje gje per te thene ??????????????

  11. “diktatura komuniste” u përmbys qysh në dhjetor 1990 kur u lejua pluralizmi politik (sistemi kapitalist); se në 22 mars 1992 shqiptarët e votuan në shumicë PD-në për shkak të rrethanave historike dhe, mbi të gjitha, se nuk e njihnin; se vetëm katër muaj më vonë (sapo filluan ta njohin) shqiptarët e nxorën atë në opozitë; se duke zgjedhur PD-në e drejtuar nga një “minues i demokracisë dhe i korruptuar i madh” nuk ishte e mundur që shqiptarët të kishin fituar demokracinë; se demokracia nuk është parti politike dhe as pushtet i një partie, cilado qoftë ajo; se një parti politike që për 30 vjet nuk ka fituar asnjëherë 50% të votave dhe ka humbur në mënyrë spektakolare, edhe kur ka qenë vetë në pushtet, nuk është e mundur të jetë “shpresa e vetme e shqiptarëve”, etj.etj..

  12. Në gjithë historinë e tij politike 31 vjeçare, përjashtimi i kundërshtarëve ka qenë identiteti i tij. E ka nisur këtë me Neritan Cekën në Dhjetor 1991 dhe për fat të keq brenda PD kjo histori ka përfunduar me përjashtimin e tij më 9 Shtator 2021.
    Pas krizës së provokuar nga kjo ndarje, Sali Berisha tentoi të ndryshoj identitet duke krijuar një debat rreth “bashkimit” . Sapo debati filloi, gjuha e urrejtjes dhe identiteti politik I Berishës dominoi debatin, duke u kujtuar kundërshtareve, se çfarë i priste nëse nuk pranonin bashkimin me Berishën.

  13. SPAK mos e rruaj fare!
    Burgosni ndonje qe s’ka paguar ujin ose dritat nders keto “hajdutet strategjike” mos i prekni lerini t’a vjedhin kete popull derisa te ikin te gjithe e te ju mbeten vetem bangladeshasit, sirianet, afganet, etj.

    Fuck SPAK!

  14. Në fund të fundit, ajo parti nuk i duhet për të fituar, por për tu mbrojtur. Ndaj nuk ka rëndësi sa e madhe është, por sa e gatshme të vdes bashkë me të.

    Dhe për tu ndjerë kryetar, është rikthyer tek një miting i 12 Dhjetorit, ku është ndjerë fitimtar pasi ka lexuar një listë me dënime për armiqtë e vet. Përjashtimi i armiqve, është e vetmja gjë që I shijon pas 30 vitesh në politik. Lëreni të kënaqet, se në këtë pik është i sinqertë!Spaku te meret me kryekriminelin serb salih karaxhic berisha

  15. Anëtarët e Partisë Demokratike në Shkodër kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë qendrore.

    Menjëherë pas vendimit të Gjykatës, demokratët kanë filluar nga puna ku nuk mungojnë as puthjet në buzë nga lumturia.

  16. Vjedhje masive e pasurise se popullit!!!!Nr 1 tokat qe eshte pasuri e popullit me miliona $$$$$$$$Nr 2 Ndertimi i infrastructures nga taksat e Shqipetareve te varfer ne miliona $$$$$$$$$ !!Per tja bere gati kryevjedhes ta ndertoi rehat!!!Nr 3 shpenzimet per ndertimet e hajduteve kriminele Linda ,Edi dhe miqeve kriminele pertej oqeanit!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *