• |
ide | kryesore

Bardhi: Misioni i Bashës nuk ka mbaruar, ka nisur takimet në fshatra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka pranuar atë që të gjithë e menduan pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Ai po mendon të rikthehet. Madje sipas Bardhit (që është krenar për bashkëpunimin me Bashën) ai ka nisur takimet në bazë, nëpër fshatra.

“Nuk e shikoj që misioni i tij të ketë marrë fund. Basha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD dhe ka për të dhënën akoma. Akti i tij ishte për të ndihmuar PD-në. Ne gjendjen ku është PD, tërheqja e tij duke marrë me vete edhe Berishën është një zgjidhje për PD-në.

Akti që ka ndërmarrë ai në situatën e krijuar është zgjidhja më e mirë për PD-në. Dua t’a falënderoj që ai kapërceu vetveten dhe interesin e tij duke menduar interesin e demokratëve. Jam krenar që kam qenë dhe vazhdoj të jem një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Ai na tregoi se betejën e bërë gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishte bërë për karrigen e kryetarit. Kam pasur kontakt, kishim një telefonatë pasi Basha kishte zhvilluar një takim me disa demokratë në fshat. E mora vesh dhe e telefonova për ta pyetur për këtë gjë. Ishte telefonatë jashtë zhvillimeve aktuale në Partinë Demokratike” – tha Bardhi në një intervistë në News 24. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. O Kurve.

    Akoma do t’i beje zarare PD-se ai I shituri???????

    Si nuk shqitet ky mut qe I rritet pasuria ne OPOZITE

  2. A ka me budallenj qe mund te merren me Bashen ? Kjo histori me takime ne fshatra eshte barcalete e ré, se Luli nuk dilte dot ne ato ane as per fushate.
    Thjesht diversion.

  3. Në fund të fundit, ajo parti nuk i duhet për të fituar, por për tu mbrojtur. Ndaj nuk ka rëndësi sa e madhe është, por sa e gatshme të vdes bashkë me të.

    Dhe për tu ndjerë kryetar, është rikthyer tek një miting i 12 Dhjetorit, ku është ndjerë fitimtar pasi ka lexuar një listë me dënime për armiqtë e vet. Përjashtimi i armiqve, është e vetmja gjë që I shijon pas 30 vitesh në politik. Lëreni të kënaqet, se në këtë pik është i sinqertë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *