• |
ide | kryesore

Del urdhëri për parandalimin e gripit të shpendëve, çfarë duhet të dinë qytetarët dhe tregtarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nisur nga situata e krijuar në vendin tonë për shkak të përhapjes së gripit të shpendëve, zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka bërë publik urdhrin për parandalimin e përhajes së gripit të shpendëve. Ky urdhër ka hyrë në fuqi në qarqet Durrës, Dibër dhe Korçë, ku janë dhe vendet që janë evidentuar dhe vatrat e para të sëmundjes.

Vendimi ndalon tregtimin e shpendëve në ambientet e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla, si dhe ndalon transferimin e shpendëve nga një fermë në një tjetër.

“Është e rëndësishem për tregtarët dhe publikun të dinë që është në fuqi urdhri për marrjen e masave kufizues për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së infulencës aviare . Ky urdhër do të zbatohet në Durrës, Dibër Korçë, ku janë dhe vatrat e sëmundjes.

Urdhëri ndalon tregtiumin e shpendëve të gjallë në mjedise të hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla, si dhe lëvizjen e shpendëve nga ferma në fermë.

Policia e Shtetit dhe kryetarët e tre bashkive janë në bashkëpunim me ne për të ndaluar çdo abuzim të ligjit. Më lejoni t’i drejtohem konsumatorëve se nuk ka asnjë rrezik për mishin dhe vezët nëse i blini në operatorët e licensuar dhe nëse produktet janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara në temperatura më të larta se 70 gradë celcius, ashtu sikurse është dhe procedura e gatimit”, tha ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *