• |
ide | kryesore

Diskutohet për rritjen e çmimeve/ Tabaku: Kriza në Shqipëri nuk ka lidhje me luftën, por vetëm me korrupsionin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme dhe për 3 orë rresht do të ketë një mocion me debat lidhur me rritjen e çmimeve. Fjalën e para në këtë debat e ka marrë nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cila është shprehur se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, por kjo nuk ka asnjë lidhje me agresionin rus në Ukrainë. Sipas saj vendi është goditur nga korrupsioni dhe politikat e këqija ekonomike që kryeministri Edi Rama ka ndjekur në këto vite.

“Është situatë ku inflacioni po shoqërohet me rritje të varfërisë. Kjo situatë ka nisur që në fund të vitit të kaluar qenë dhjetor. Përjetuan rritje çmimesh. Në kohën e krizës ne pamë se menaxhimi më i mirë i kaskadës do ndikonte më mirë. Kur duhej blerë energjia, qeveria shiti. Ne kemi bërë një kallëzim në SPAK për këtë çështje.  Ne thamë se qeveria duhet të marri masa se po vjen një krizë që nuk ka lidhje me dinamikat botërore. Krizë ka nisur të ndihet herët shumë. Sot një familje paguan 42% ushqime.” tha Tabaku.



9 Comments

  1. Rritja e cmimit vertet esht nje ceshtje krize por n anen tjeter eshte nje lloj zgjidhjeje per te perballuar kete lufte e cila po merr permasa tgjera.
    Ndaj duhet solideritet nga te gjithe ne ne kete etape shqetesuese.

  2. Shumica e shqiptareve paguajne me pak takse mbi te ardhurat personale se sa ç’paguanin me para dhe biznesi vogel paguan zero takse mbi fitimin

  3. Moj zonja tabaku po kjo po ndodh ne gjithe boten jo vetem ne shqiperi, si e paska fajin qeveria apo skeni cbeni tjeter

  4. Ku i ka syte kjo zonja e nderuar qe thote qe kriza eshte vetem ne shqiperi.Po ne shumicen e shteteve evropiane jan rritur cmimet

  5. Nese ka lidhje me korrupsionin si ma shpjegon qe dhe ne shtete te tjera eshte rritur cmimi. Eshte globale dhe kte se mohon dot njeri

  6. Te gjithë komentuesit e mësipërm jan po i njejti person që denueshmerisht vjedh identitetin e njerzve të tjere. Shihni kohën e postimit…. Dhe vetë është nje sahanlëpirës fuks 80-leksh i bodrumeve të Ed Kokainës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *