• |
ide | kryesore

Fansat, kërkesë publike për zëvendësimin e Pete me Kanye në hapësirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Fansat  e Kanye West kanë bërë së fundmi thirrje që ai të zëvendësojë Pete Davidson në një fluturim hapësinor të ardhshëm të Blue Origin.

Pete, u detyrua të anulonte misionin e tij pasi Blue Origin shtyu fluturimin për të cilin ishte rezervuar fillimisht më 23 mars.Për shkak të angazhimeve ai nuk do të jetë në gjendje për datën e re, 29 mars.

Kompania ndau në Twitter: “Fluturimi i 20-të i New Shepard i Blue Origin është zhvendosur  të martën, 29 mars.”Pete Davidson nuk është më në gjendje të bashkohet me ekuipazhin NS-20 në këtë mision.”Ne do të shpallim anëtarin e gjashtë të ekuipazhit në ditët në vijim.”

Pasi lajmi u publikua , ndjekësit e Kanye komentuan  në rrjetet sociale duke u lutur që reperi të ishte anëtari i gjashtë i ekuipazhit.
Njëri ndau tweet-in e Blue Origin dhe shkroi: “Kanye West +1, Pete -1”. “Imagjinoni që Kanye të bëhet anëtari i 6-të”, shkruajti një tjetër përdorues. Personazhe të njohur gjithashtu bënë kërkesë Jeff Bezos.Redaktori i Geekwire, Alan Boyle sugjeroi: “Pyes veten nëse Kanye West është i disponueshëm…”.Ndërkohë, shkrimtarja e kulturës pop Karla Rodriguez shkroi: “Merr Kanye në telefon!”

Reagimi vjen pas sulmeve të vazhdueshme të West ndaj komedianit. Ai ka publikuar video duke e kërcënuar si dhe e ka akuzuar  atë për përpjekje për të “shkatërruar” familjen e tij.Për shkak të ofendimeve, reperi u pezullua këtë javë nga Instagram për 24 orë./Lapsi.al

 

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *