• |
ide | kryesore

Goditet nga rrufeja avioni në të cilin po udhëtonte Miley Cyrus

-Instant, Paparazzi, Slider



Miley Cyrus ishte rrugës për në Paraguaj kur avioni i saj duhej të bënte një ulje emergjente. Këngëtarja ka postuar një mesazh për fansat të mërkurën në Instagramin e saj, duke u thënë se avioni ishte goditur nga rrufeja. Postimi përfshinte një video të një rrufeje të parë nga një prej dritareve të avionit.

Cyrus ishte nisur për të performuar në festivalin muzikor Asunciónico.

“Për fansat e mi dhe të gjithë njerëzit e shqetësuar pasi dëgjuan për fluturimin tim në Asunción”, shkroi Cyrus. “Aeroplani ynë u kap nga një stuhi e madhe e papritur dhe u godit nga rrufeja. Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj. Ju dua.”

Cyrus ka postuar një foto se ku është goditur avioni dhe dëmet e shkaktuara nga rrufeja.

Kushtet e motit ishin aq të këqija në Paraguaj saqë dita e parë e festivalit u anulua. Artistë të tjerë, përfshirë Foo Fighters, Machine Gun Kelly dhe Doja Cat do të performonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *