• |
ide | kryesore

Italia, e ndaluar të gabojë: Maqedonia nuk duhet nënvleftësuar

-Instant, Sport



“Duhet ta bëjmë Italinë”, tha Chiellini, e kërkon i gjithë kombi. Të kaltrit nuk mund të gabojnë më, është një Botëror për tu arritur. Në Palermo Mancini luan të ardhmen, nyja e parë për të fluturuar në Katar në nëntor. Një tjetër kampionat botëror pa 4 herë kampionët e botës është i pa pranueshëm, për më tepër që vijnë si kampionët në fuqi të Evropës. Maqedonia e Veriut është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. Mancini e di se duhet të zbresë në fushë me bindje, pa menduar për finalen e mundshme kundër Turqisë apo Portugalisë, që luajnë gjysmëfinalen tjetër. Për këtë arsye, nxitja e publikut në Barbera, për herë të parë 100% pas pandemisë, do të jetë thelbësore.

Takimi gjysëmfinal do të luhet në orën 20:45, e për Italinë gabimet nuk lejohen. Të besuarit e Mancinit e kanë ndërlikuar jetën vetë, por tashmë duket se është kthyer të jetë kompakt. Tekniku është i bindur se po përjeton të njëjtën atmosferë që perceptohej para triumfit të europianit. Shumë presion, sigurisht, por edhe një mentalitet fitues. Të gjithë janë të bindur se nuk do të humbasin avionin për në Katar 2022. Për të kaltrit është një histori krejt tjetër krahasuar me afrimin ndaj Suedisë katër vite më parë. Më parë ka pasur frikë, ankth, tani ekziston bindja për të qenë protagonistë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *