• |
ide | kryesore

Mamaja e Pete bën deklaratën e papritur për djalin e saj dhe Kim

-Instant, Paparazzi, Slider



Mamaja e Pete Davidson, Amy Davidson ka shprehur së fundmi dëshirën e saj për komedianin dhe Kim Kardashian.

“Ajo do të jetë shtatzënë me fëmijën e tij deri në fund të vitit.  @amyymarie118,” komentoi një fans të martën në një foto në Instagram të Pete, dhe Kardashian, duke u puthur në një makinë.Mamaja e Pete iu përgjigj komentit me entuziazëm, duke shkruar thjesht, “yayyyy!”

Amy është mjaft aktive në Instagram dhe madje poston disa foto me djalin e saj.Në fillim të këtij muaji, ajo u shpreh me krenari për komedianin  në Ditën Kombëtare të Djemve, duke shkruar: “Nuk mund të jem më krenare për njeriun që jeni sot! Të dua më shumë ”

Gjërat janë bërë serioze mes cifti , të cilët zyrtarizuan lidhjen e tyre në fillim të kvtij muaji duke postuar foto në Instagram.Kardashian gjithashtu tregoi dashurinë e saj përDavidsongjatë një paraqitjeje në “The Ellen DeGeneres Show”, duke thënë: “Ndihem mirë. Unë mendoj se është vetëm një jetë,  dhe  gjithmonë i inkurajoj miqtë e mi dhe njerëzit që i dua thjesht të jenë të lumtur, dhe unë shkova për këtë.”Ajo shtoi, “Unë kërkova të isha e lumtur , dhe e dini çfarë? E gjta dhe dua ta mbaj përgjithmonë”.

Kim  ndan katër fëmijë :North, 8, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 2 ,me ish-bashkëshortin e saj Kanye West.Ajo paraqiti kërkesën për divorc nga West në shkurt 2021 dhe u shpall ligjërisht beqare këtë muaj.

https://www.instagram.com/p/CbbclvvLSui/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *