• |
ide | kryesore

Merret vendimi i papritur, në selinë blu bëhen gati të heqin dyert e blinduara

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka marrë vendimin e papritur për heqjen e dyerve të blinduara në selinë blu. Teknikët kanë filluar heqjen e dyerve të hekurit, të cilat u vendosën më datë 6 janar, vetëm dy ditë para protestës së 8 janarit të njoftuar nga Sali Berisha. Situata brenda PD-së mbetet ende e paqartë, teksa pas dorëheqjes së Bashës si kryetar i komanduar është vendosur deputeti Enkeled Alibeaj.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se në bazën e partisë po zhvillohet një proces i mrekullueshëm duke thënë se pas 6 marsit demokratët janë më të qartë se kurrë për zgjedhjen e tyre dhe ribashkimin.



2 Comments

  1. Në listat e zgjedhësve të 6 bashkive ku u votua ishin 655 mijëzgjedhës, por vetëm 360 mijë afërsisht banojnë në Shqipëri (të tjerët janë në emigracion). Dhe nga ata 360 mijë që banojnë në Shqipëri vetëm 63 mijë votuan për kandidatët e Berishës (të përkrahur edhe nga LSI e PDK). Me fjalë të tjera, vetëm 17.5% e banorëve të rritur të 6 bashkive iu përgjigjën thirjeve të zjarrta të Berishës për të votuar kandidatët e përkrahur fuqimisht prej tij.Tani do futen shpellkaret e salihut brenda ne greve urie dhe do kerkojn dum Baben

  2. Shumica e shqiptareve refuzuan edvin ramen nje vit me pare. Mandati i 3te ishte dhurate e braves per ramen. Tani qe brava u cmontua edvinit i ka hyre makthi pasi e din qe me Berishen perballe i ka ditet e numeruara. KAQ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *