• |
ide | kryesore

Propozim makabër nga Argjentina: zemra e Maradonës në Botëror

-Instant, Sport



Nga ‘dora e Zotit’ deri te zemra e tij, hapi ka qenë shumë i shkurtër dhe padyshim makabër. Bombay, një agjenci publicitare me seli në Argjentinë, ka hedhur idenë e çmendur për të sjellë zemrën e Maradonës në Kupën e Botës, në mënyrë që ai të jetë “afër kombëtares së udhëhequr nga Messi”. Aktualisht zemra e Pibe, i cili vdiq më 25 nëntor 2020, ndodhet nën mbrojtjen e Departamentit të Anatomisë Patologjike të Policisë Shkencore të Buenos Aires dhe, sipas logjikës, duhet të qëndrojë aty. Bombay, megjithatë, beson se mund të jetë më e dobishme për Seleccion në Katar dhe, për këtë arsye – dhe kushedi për çfarë arsye të tjera promovuese – e ka parë të arsyeshme ta propozojë këtë gjë.

Lajmi, i bërë publik nga gonfialarete.com, fatkeqësisht është real deri në atë pikë sa agjencia ka vënë fytyrën e saj, mbi këtë propozim, me një deklaratë për shtyp ku thuhet: “Nga informacioni i vetëm që kemi, zemra e Diegos, në këtë moment, është nën mbrojtjen e policisë. Ne propozojmë praninë e saj në Katar në dhjetor, duam të realizojmë atë që do të ishte dëshira e tij për të shoqëruar kombëtaren”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *