• |
ide | kryesore

Regjisori i njohur kritikohet pas komentit për aktorët e ‘Squid Game’

-Instant, Paparazzi, Slider



Regjisori i Hollivudit, Steven Spielberg është kritikuar së fundmi pas komentit se aktorët e serialit televiziv korean “Squid Game” janë “njerëz të panjohur”.

Duke folur në një panel të PGA Awards të shtunën, regjisori vlerësoi shërbimin e transmetimit Netflix për mundësinë që iu jep aktorëve më pak të njohur për të udhëhequr produksione.

“Shumë kohë më parë, ishin yjet vendas që e sollën audiencën në filma. “Sot, është interesante, njerëz të panjohur mund të luajnë mini-serial të tërë, mund të jenë në filma.”, u shpreh regjisori.
Mirëpo komentet e tij nuk u pritën mirë nga fansat e serialit , të cilët theksuan se disa aktorë të “Squid Game” janë në fakt emra të mëdhenj në të gjithë Azinë.

“Amerikanët gjithmonë mendojnë se bota nuk ekziston jashtë Amerikës. Ata mendojnë se të gjithë na adhurojnë kur në realitet qeshin me ne. Aktorë, këngëtarë, politikanë, shkencëtarë, mjekë, avokatë, CEO të gjithë ekzistojnë në vende të tjera. Ndaloni së qeni kaq injorant”, shkroi dikush në Twitter.Një tjetër shtoi, “Korrigjim: ‘Squid Game’ dëshmon se Hollywood-i ka mbetur mbrapa në njohjen dhe festimin e tregimit dhe talentit të gjatë të filmave korean.”

Pas nisjes së tij në shtator, “Squid Game” u bë shpejt shfaqja më e ndjekur e Netflix. Shfaqja që atëherë kabërë histori në ‘Screen Actors Guild Awards’ të muajit të kaluar si seriali i parë joanglisht që fiton cmime ./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *