• |
ide | kryesore

SHBA akuzon Rusinë për krime lufte në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet
territoreve, Blinken



Situata midis SHBA-së dhe Rusisë është tensionuar edhe më shumë pasi SHBA-ja akuzoi zyrtarisht forcat ruse për krrime lufte në Ukrainë. Deklarata erdhi pasi Joe Biden u nis për një udhëtim në Europë për të forcuar unitetin perëndimor përballë një pushtimi gjithnjë e më brutal, shkruan The Guardian.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja kishte arritur në këtë përfundim duke përdorur burimet publike dhe inteligjente.

“Bazuar në informacionet e disponueshme aktualisht, qeveria amerikane vlerëson se anëtarët e forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë,” tha Blinken, duke shtuar  SHBA do të vazhdojë përpjekjet e saj për të mbledhur prova dhe për t’i ndarë ato me institucionet ndërkombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *