• |
ide | kryesore

Shpërthim me tritol në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shëngjin, vràsje, eliminimin, armë, Mat, trupi, Tiranë



Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, në banesën e një 66-vjeçari.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë që policia thotë se po punon dhe mbledh prova me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se gjatë natës, në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.

Vijojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *