• |
ide | kryesore

Tare i rrëmben Romagnolin Milanit: mbrojtësi nuk do të rinovojë, e pret Lazio

-Instant, Sport



Është Lazio në të ardhmen e Alessio Romagnolit. Qendërmbrojtësi kuqezi, në skadencë në qershorin e ardhshëm, nuk do të rinovojë me Milan, që nuk shkoi përtej një oferte me ulje prej 2.5 milionë plus bonuse (aktualisht fiton 6). Javët e fundit, kapiteni i Piolit ka intensifikuar kontaktet me Lazion, skuadrën e tij të preferuar prej kohësh, dhe palët duken pranë një marrëveshjeje në shumën e 3.5 milionë euro në sezon.

Në thelb, përveç përmbysjeve të bujshme të situatës, akordi me Igli Taren duhet të jetë çështje javësh, por destinacioni bardhekaltër nuk është në diskutim për momentin. Një goditje me parametër zero shumë e rëndësishme për klubin roman, që do të japë eksperiencë e kualitet një reparti, që nuk është se i kishte dhënë shumë garanci Maurizio Sarrit.

Nga ana tjetër, siç u përmend, Milan e ka bërë zgjedhjen e tij, me Kalulu që është rritur shumë në këtë pjesë të fundit të sezonit – jo rastësisht i preferuar ndaj Romagnolit së bashku me Tomori – dhe beson se mund ta mbyllin në verë edhe me Botman, objektivi i kuqezinjve që nga janari i kaluar. Me holandezin e Lille marrëveshja ka përfunduar, mbetet për t’u bindur klubi francez, të cilit Maldini dhe Massara i kanë kërkuar edhe Renato Sanches për mesfushën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *