• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bon Jovi shoqëron të rinjtë ukrainas që ngrenë barrikada

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një plazh në Odessa, në jug të Ukrainës kumbon kënga e famshme “It’s my life”, (Është jeta ime) një nga hitet më të suksesshme të Bon Jovi.

Në njërën anë është një djalë e shoqëron këngën me bateri teksa një grup njerëzish ngarkojnë thasë me rërë në një kamion për të përgatitur barrikada për të mbrojtur vendin kundër avancimit rus.

Duken skena të përditshmërisë tashmë në Ukrainë. Videon e shpërndau vetë grupi duke shkruar: “Kjo është për ata që qëndruan në këmbë”.

Ky është konsideruar si një moment edhe shprese, siç thotë refreni i këngës së njohur: “Është jeta ime dhe është tani ose kurrë, nuk do të jetoj përgjithmonë, thjesht dua të jetoj sa të jem gjallë”. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *