• |
ide | kryesore

Alibeaj si Gaz Bardhi: Do kallëzojmë penalisht gjyqtarin që regjistroi Kuvendin e Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Enkelejd Alibeaj e konsideroi një vendim skandaloz vendimin e dhënë sot nga gjyqtari Agon Zhukri për të regjistruar si legjitim kuvendin e 11 dhjetorit.

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, paralajmëroi se do të paraqesë një kallëzim penal për gjyqtarin.

“Sic e dini ju gjyqtari vetë ka deklaruar njohjet e veta anësinë e vet në këtë proces. Në tejkalim të ligjit ka marr në shqyrtim cështjen. PD ka bërë ankim për regjistrimin e kuvendit të 18 dhjetorit. Është i fundit kuvend që PD ka realizuar. Cështja është në apel bashkë me provat.

Gjyqtari i sotëm nuk ka patur asnjë dosje. Ka marrë një vendim, pa patur prova e dosje. Pa patur palë. Që një vendim të ketë efekt duhet të ishim edhe ne palë. Janë element që për këdo i lind e drejta të paraqesë një kallëzim penal për gjyqtarit.” u shpreh Alibeaj.



11 Comments

  1. hahahahaha.
    Tani pritet reagimi i Ambasades Afgane me seli te Rruga e Pakistanit!~
    hahahahahahahaahahaha

  2. Bravo gjykatesit qe ne rastet e rralla tregoi integritet.

    Tregon qe ka Akoma gjykates qe nuk pyesin per presionin e mazhorances apo asaj pjese te vogel rrugace te opozites Bashiste.

    BRAVO.

  3. Alibeaj bashke me shoqaten Basha- Bardhi apo Brava-Vula te ikin e te themelojen parti tjeter se nuk kane me moral per te qendruar ne PD. Tani kur foli edhe gjykata dolen zbuluar qe ka qene ne sherbim te Rames dhe me perjashtimin e Berishes kane synuar asgjesimin e PD. Tjeter shpjegim normal nuk ka kur i shef si sillen disa karagjoza pa pike mbeshtetje ne baze qe duan te mbajne peng roceset e reformimit te partise!

  4. More Gaz dhe ti recituesi idemokrateve sorrosjane,pse vijoni te na dilni perseri para syve,e te beheni me te peshtirosur se edhe Batoni i Haxhiajve,Bazeja i te gjitheve atyre,qe marrin pushtetin ne dore,apo te Lorencave,Frrokeve,Bollino talioni,Ngjela,me Precin bashke….?

  5. Nese ju ka mbet pak burreri, ndershmeri e Dinjitet beni mire te zhdukeni nga PD, merrni edhe Bashen e bashkojuni rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *