• |
ide | kryesore

Berisha flet pas mbledhjes në PD: Do hiqen dyert e blinduara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat, pas mbledhjes që Komisioni i Rithemelimit zhvilloi në selinë e PD mbrëmjen e së premtes.

“Ishte një mbledhje organizative. Nuk ka ndonjë gjë më shumë për të thënë” – tha Berisha para gazetarëve.

Pyetjes se a do te hiqen dyert e blinduara, Berisha tha: “Pa diskutim, do normalizohet çdo gjë. Vendimmarrje të reja, është një proces që po ecën mirë. Edhe sot janë marrë vendime për organizimin që kanë të bëjnë me strukturat e PD-së”.

Ndërsa pyetjes se a duhet të ishin shmangur ngjarjet e 8 janarit, Berisha iu përgjigj: “Unë dua të shoh përpara”.

Lajm në përditësim…

©LAPSI.al



3 Comments

    1. Nese ti blindojne dyert e shtepise tende, ti mbyllin nga brenda me shul, si futesh mrena ti kot per kuriozitet? Nga oxhaku besoj?:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *