• |
ide | kryesore

Berisha konferencë nga selia blu: Takova Alibeajn dhe Gazment Bardhin, çfarë diskutuam

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha zbulon detaje nga takimi i tij në selinë blu me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

“Takova dhe i shtrëngova dorën Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhin. 

Nuk ishte vetëm shtrëngim duarsh ishte dhe diskutim për problemin. 

Kërkova bashkëpunimin e tyre në bashkimin e Partisë Demokratike. Mund të them se i gjeta të preokupuar për këtë proces, por natyrisht ka diferenca në mendime. Ajo cka gjykoj unë është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë është të dialogojnë, debatojnë, diskutojnë në grupin parlamentar të PD-së. 

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka besim të plotë tek grupi parlamentar i kësaj partie. Dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetet e PD-së është normalizimi i plotë i jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të PD-së dhe vendit.” – u shpreh Berisha në konferencë nga selia blu. ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. Ata tashmë do të rikthhen në seli, do të rimarrin zyrat, korridoret, çelësat e “bravave”, do të rimobilojnë gjithçka nga e para. Rrofshin Plepat. Rrofshin ata që Berisha i “shkolloi” në Plepa dhe që në ditët e tij të këqija, ju gjendën, e ndihmuan dhe e risollën në seli. Fituan Plepat, ashtu siç kanë fituar për 30 vjet me vendime antiligjore.

  2. Anëtarët e Partisë Demokratike në Shkodër kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë qendrore.

    Menjëherë pas vendimit të Gjykatës, demokratët kanë filluar nga puna ku nuk mungojnë as puthjet në buzë nga lumturia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *